EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dorëhiqet ministri irlandez Dara Kaliri – i ka shkelur masat e jashtëzakonshme kundër koronavirusit

Ministri irlandez i Bujqësisë Dara Kaliri ka dhënë dorëheqje sepse ka marrë pjesë në një tubim publik me më shumë se 80 persona.

Dablin, 21 gusht 2020 (MIA)  Ministri irlandez i Bujqësisë Dara Kaliri ka dhënë dorëheqje sepse ka marrë pjesë në një tubim publik me më shumë se 80 persona.

Me pjesëmarrjen në ngjarje ai e ka shkelur masën e paraparë të jashtëzakonshme në luftën kundër përhapjes së virusit, njofton mediat iralndeze.

Është e dukshme se në këtë tubim ka qenë prezentë edhe eurokomsiari për Tregti Fil Hogan transmetojnë mediat britanike.

Sipas gazetës “Ekzamineri irlandez” në një mbrëmje të organizuar në klubin e golfit të Parlamentit irlandez ka pasur më shumë se 80 mysafir, politikanë aktual dhe të mëparshëm.

Kaliri paraprakisht, pa u vonuar, kërkoi falje për praninë në ngjarje.

Pas publikimit të këtyre informacioneve dhe kërkimit të faljes Kaliri në Tuiter, për një kohë të shkurtër u paraqitën një numër i madh i reaksioneve nga zemërimi i qytetarëve. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close