EvropëEvropë.Portal

Dorëheqje e shefit të policisë së Maltës

Shefi i policisë së Maltës, Lorens Kutahar, dha dorëheqje pas kritikave që i mori për mënyrën në të cilën e udhëhiqte hetimin për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia, e cila hetonte raste të korrupsionit.

Valeta, 17 janar 2020 (MIA) – Shefi i policisë së Maltës, Lorens Kutahar, dha dorëheqje pas kritikave që i mori për mënyrën në të cilën e udhëhiqte hetimin për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia, e cila hetonte raste të korrupsionit.

Kryeministri i ri i Maltës, Robert Abela, e kumtoi këtë në konferencë për shtyp katër ditë pasi që e mori funksionin e kryeministrit, duke premtuar se do ta përforcojë sundimin e së drejtës në vend.

“Kutahar në dorëheqjen e saj shkroi se emërimi i kryeministrit të ri kërkon ndryshime, në mënyrë që të mund të fillojnë reformat e domosdoshme (policore)”, tha Abela, dhe e lavdëroi Kutahar për punën e tij.

Policia paraprakisht akuzoi tre burra se kanë vendosur bombë në automobilin në të cilin është vrarë Karuana Galicia, përderisa akuzoi katër të tjerë për organizimin e vrasjes.

Ndaj Kutaharit ka vërejtje se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta hetuar ndihmësin e ish-kryeministrit, Xhozef Muskat për kontaktet e tij me biznesmenë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, edhe pse që të dy mohojnë se kanë bërë diçka.

Abela tha se do të konsultohet me opozitën rreth emërimit të komisarit të ri policor. ab/

Back to top button
Close
Close