BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Donatorët premtuan 253 milionë euro ndihmë për Libanin

Donatorët ndërkombëtarë premtuan 253 milionë euro në konferencën e djeshme të donatorëve për Libanin dedikuar për ndihmë urgjente humanitare për vendin pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, kumtoi Kabineti i presidentit francez Emanuel Makron, i cili e organizoi tubimin virtual.

Paris, 10 gusht 2020 (MIA) – Donatorët ndërkombëtarë premtuan 253 milionë euro në konferencën e djeshme të donatorëve për Libanin dedikuar për ndihmë urgjente humanitare për vendin pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, kumtoi Kabineti i presidentit francez Emanuel Makron, i cili e organizoi tubimin virtual.

Franca do të dërgojë 30 milionë euro, si dhe Komisioni Evropian.

Donatorët premtuan se do të ofrojnë ndihmë urgjente kryesisht për ilaçe dhe spitale, shkolla, ushqim dhe shtëpi.

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis tha se është i gatshëm të lë hapësirën detare  dhe aeroportin e vendit në dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare për transferimin e ndihmës humanitare ose çdo ndihmë tjetër për Libanin fqinj.

Ai tha se Qiproja do të dërgojë edhe 40 ton material sanitar, gjeneratorë, veshje dhe ushqim të konservuar në Liban, krahas pesë tonëve që janë dorëzuar tashmë.

Qeveria spanjolle kumtoi se do të dërgojë ndihmë emergjente në Liban, përfshirë ilaçe dhe material mjekësor. Kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se Libanit “do t’i duhet mbështetje shumë e madhe për t’u përballë me dëmin”.

Britania ka premtuar 22 milionë euro ndihmë për Libanin. Britania paraprakisht premtoi 5.5 milionë euro dhe në Bejrut ka dërguar ekspertë mjekësorë dhe një anije kërkimore të Marinës mbretërore.

Anija do të ndihmojë në vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i shkaktuar nga mijëra ton nitrat amoni.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas deklaroi se vendi i tij do t’i sigurojë Libanit ndihmë urgjente shtesë prej 10 milionë eurove.

SHBA-ja do të sigurojnë para për Programin botëror të ushqimit për ushqime urgjente për rreth 300.000 njerëz të prekur nga shpërthimi në portin e Bejrutit, përveç kompletit për ndihmë urgjente mjekësore, kumtuan zyrtarët amerikanë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close