BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Donacion për Shqipërinë: Kroacia dhe Austria nga një milion euro, Greqia 2,5 milionë euro

Kroacia do të bëjë donacion një milion euro në konferencën ndërkombëtare donatore për t'i ndihmuar Shqipërisë që të rindërtojë infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore të saj pas tërmetit katastrofal që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të kaluar, deklaroi sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Tiranë/Bruksel, 17 shkurt 2020 (MIA) – Kroacia do të bëjë donacion një milion euro në konferencën ndërkombëtare donatore për t’i ndihmuar Shqipërisë që të rindërtojë infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore të saj pas tërmetit katastrofal që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të kaluar, deklaroi sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

“Qeveria kroate në seancën e 13 shkurtit vendosi të bëjë donacion një milion euro për rikonstruktimin e infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore në Shqipëri”, theksoi kryeministri Plenkoviq në konferencën në Bruksel.

Në fjalimin e tij, Plenkoviqi e përmendi Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb më 6 maj dhe 7 maj dhe shprehu shpresë se BE-ja paraprakisht do të sjell vendim për të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave shqiptare, Austria do t’i bëj donacion Shqipërisë një milion euro, përderisa Greqia 2,5 milionë euro. vt/bs/

Таг
Back to top button
Close
Close