Sport

Doli nga shtypi monografia “15 Vite Festë Futbolli”

- Doli nga shtypi monografia  “15 Vite Festë Futbolli” e autorit Shaban Sinani Tashmë pesëmbëdhjetë vite në Tetovë, Durrës, Pejë, Ulqin dhe Tërnoc, futbolli për fëmijët frymon shqip. Janë këto qytete shqiptare që sollën këtë turne mbarëkombëtar në fushat e tyre sportive në radhë të parë për të promovuar miqësinë ndërshqiptare tek gjenerata më e ndjeshme, ajo e moshës deri 15 vjeçare dhe për të lidhur ura bashkëpunimi ndërmjet këtyre qyteteve edhe në sfera të ndryshme jashtë sportive.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Doli nga shtypi monografia  “15 Vite Festë Futbolli” e autorit Shaban Sinani. Tashmë pesëmbëdhjetë vite në Tetovë, Durrës, Pejë, Ulqin dhe Tërnoc, futbolli për fëmijët frymon shqip. Janë këto qytete shqiptare që sollën këtë turne mbarëkombëtar në fushat e tyre sportive në radhë të parë për të promovuar miqësinë ndërshqiptare tek gjenerata më e ndjeshme, ajo e moshës deri 15 vjeçare dhe për të lidhur ura bashkëpunimi ndërmjet këtyre qyteteve edhe në sfera të ndryshme jashtë sportive.

“Projekti i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinohet motivimi, sporti dhe kultura ndaj edhe unë si zëdhënës i këtij manifestimi gjithë kombëtar por dhe si gazetar sportiv isha i obliguar që të grumbulloj të gjitha materialet dhe faktet nga 15 turnetë e zhvilluara që të dokumentohen për t’iu shërbyer gjeneratave që vijnë për të mësuar për ndodhitë sportive në rrafshin mbarëkombëtar në dy dekadat e fundit. Jam krenar me faktin se puna shumëvjeçare u materializua me daljen në dritë të librit “15 Vite Festë Futbolli”, deklaroi Shaban Sinani autor i librit.

Ai më tej shtoi se duke pasur parasysh se qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit, shfrytëzoj rastin të falënderoj ideatorin Naim Kërçukun ish drejtorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, koordinatorin për qytetin e Tetovës Muzafer Livoreka dhe te gjithë koordinatorët të qyteteve pjesëmarrëse për bashkëpunimin në grumbullimin e fakteve”.

”Përmbledhja e këtyre aktiviteteve është një dëshmi e kohës, se barrierat që i shkaktojnë kufijtë e shumtë në copëtimin e trojeve etnike shqiptare, nuk mund ta ndajnë e copëtojnë shpirtin e shqiptarëve. Këto ngjarje të gjeografisë shqiptare vunë vulën e një ardhmërie pikërisht te gjeneratat e reja duke ndërtuar ura afrimi e bashkëpunimi se gjaku i shqiptarit është një. Shoqërimi i fëmijëve në familjet nikoqire dëshmon për traditën shekullore të mikpritjes shqiptare”, deklaroi redaktorja e këtij libri Sadije Aliti.

Për hartimin e kësaj  monografie  janë shfrytëzuar  kontributet e bëra   në gazetën  e përditshme në  gjuhën shqipe FAKTI, gazeta elektronike Yll Press, në TV Art, Art Channel dhe Klan Maqedoni.

Financimin e këtij libri e përkrahën Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës e cila gjithmonë ishte në përkrahje të këtij projekti. Promovimi i këtij libri parashihet të bëhet në pesë qytetet ku edhe është zhvilluar Turneu Mbarëkombëtar i Futbollit për Fëmijë.

Back to top button
Close
Close