Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Doli nga shtypi libri me poezi ”Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë ?!”

Libri me poezi "Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!" nga autorja Mimoza Mustafai-Jonuzi këtyre ditëve ka dalë në treg.

Shkup, 20 korrik 2021 (MIA) – Libri me poezi “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!” nga autorja Mimoza Mustafai-Jonuzi këtyre ditëve ka dalë në treg.

Autorja e cila është profesoreshë e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në libër trajton poezi lirike, ku shpreh ndjenjat e saj shpirtërore për dashurinë, jetën dhe vuajtjen nga një këndvështrim abstrakt.

E veçanta e këtij libri është se poezitë janë të gjitha pa titull, me çka autorja e lë në dorën e lexuesit se si do ta titulloj, sipas asaj se çka do të ndjej shpirtërisht pas leximit.

Adhuruesit e librit dhe poezisë, librin mund ta gjejnë në Shkup dhe Tetovë në librarinë “Nobel”.

Back to top button
Close
Close