0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Do të ketë lehtësim të protokolleve për hotelierit, deri tani 856 paralajmërime, 21 padi penale dhe 41 kundërvajtje

Në takimet me hotelierët punohet në sqarimin dhe korrigjimin e protokolleve me qëllim që të lehtësohet puna e bartësve të kësaj veprimtare dhe të mbrohen qytetarët. Nga hapja e sërishme e objekteve hotilerike nga e enjtja e kaluar deri tani Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 856 paralajmërime dhe ka parashtruar 26 padi penale lidhur me zbatimin e protokolleve për punë. Gjatë kontrolleve është konfirmuar edhe se një pjesë e tyre që kanë filluar me punë në tarracat verore janë të paregjistruar dhe në këtë bazë për 41 subjekte janë shqiptuar padi penale dhe janë dhënë urdhërpagesa.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Në takimet me hotelierët punohet në sqarimin dhe korrigjimin e protokolleve me qëllim që të lehtësohet puna e bartësve të kësaj veprimtare dhe të mbrohen qytetarët. Nga hapja e sërishme e objekteve hotilerike nga e enjtja e kaluar deri tani Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 856 paralajmërime dhe ka parashtruar 26 padi penale lidhur me zbatimin e protokolleve për punë. Gjatë kontrolleve është konfirmuar edhe se një pjesë e tyre që kanë filluar me punë në tarracat verore janë të paregjistruar dhe në këtë bazë për 41 subjekte janë shqiptuar padi penale dhe janë dhënë urdhërpagesa.

Drejtori i ISHP Stojko Paunovski sot apeloi të respektohen protokollet që të mos ketë mbyllje të sërishme të objekteve dhe paralajmëroi lehtësim të protokolleve atje ku mundet.

“Apeloj që të mos ketë për ata që sërish dhe mëtej i shkelin protokollet pas 2,5 muajve të mbylljes së objekteve hotilerike të mendojmë për masën mbylljen e tyre që aspak nuk do t’i respektojnë protokollet. Të gjithë këta protokolle të miratuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Qeveria e vendit tonë, më besoni, mbi të gjitha, janë për mbrojtjen e atyre që i vizitojnë hotelieritë, për mbrojtjen e shëndetit të atyre që vizitojnë ambientet e hotelierisë dhe të gjitha ato protokolle që janë përshkruar nuk janë në mënyrë që ato të mos mund të zbatohen. Asgjë nuk është e vështirë nëse duam diçka dhe e zbatojmë atë sepse ka të bëjë me shëndetin e të gjithëve në vendin tonë”, tha Paunovski në konferencën për media.

Potencoi se në takimet me hotilierët punohet në sqarimin dhe korrigjimin e protokolleve me qëllim që të lehtësohet puna e hotelierëve dhe të mbrohen qytetarët.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve potencoi se atje ku mundet do të ketë lehtësim të protokolleve.

Ai bëri të ditur se organet e inspektimit do të vazhdojnë të jenë në terren, duke përkujtuar se gjatë ditës ata kryejnë kontrolle në fushën e tregtisë për të respektuar dekretet për çmimet më të larta dhe sigurimin e maskave për punonjësit në ndërtesat më të mëdha – tregjet që të mos pranojnë qytetarë që nuk do mbrohen me maska.

Protokollet, potencoi ai, janë për të mirën e të gjithë neve dhe atyre që organizojnë punën e objekteve hotilerike dhe ata që i vizitojnë. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close