0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Do të hiqet ndalesa për eksportin e miellit, rezerva ka, mullinjtë punojnë në mënyrë të shkëlqyer

Do të hiqet ndalesa për eksportin e miellit që u vendos për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, vendosi sot Ministria e Ekonomisë pas takimit me mullisët.

Shkup, 3 prill 2020 (MIA) – Do të hiqet ndalesa për eksportin e miellit që u vendos për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, vendosi sot Ministria e Ekonomisë pas takimit me mullisët.

Siç informoi ministri Kreshnik Bekteshi, vendimi është sjellë pasi u konfirmua se industria e mullinjve punon në mënyrë të shkëlqyer aktualisht, rezerva ka edhe në mullinjtë privat edhe në rezervat e mallrave, ndërsa importi i grurit në tërë rrethinën është i lejuar.

Sipas Bekteshit, vendimi për eksport të miellit tashmë po përgatitet, ndërsa pritet të miratohet gjatë seancës së ardhshme qeveritare.

“Në pajtim me të gjitha të dhënat, industria e mullisëve aktualisht punon në mënyrë të shkëlqyer. Kemi hapësirë ta ndryshojmë vendimin për ndalimin e eksportit të miellit i cili u vendos për shkak gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Bekteshi.

Konfirmohet, shtoi, pasi u shpall pandemia për shkak koronavirusit, që Qeveria ka sjell vendime të drejta.

“Nuk kemi problem me furnizimin me miell, e as rritjen e çmimeve. I mbrojtëm amvisëritë”, potencon ministri.

Shtoi se edhe në takimin me mullisëve është biseduar edhe rreth masave të tjera të cilat u mundësojnë të jenë më konkurrues.

“I ndjekim ngjarjet, posaçërisht me çmimet dhe furnizimin me lëndë të para për prodhimet themelore. Kështu do të vazhdojmë që të mundësojmë furnizim në kohë, cilësi dhe mos rritje të çmimeve”, thotë Bekteshi.

Kryetari i Grupacionit të industrisë së mullisëve-furrave pranë Odës Ekonomike, Goran Makishiq, shprehi kënaqësinë nga vendimi i sjellë.

Ai paraprakisht, në një deklaratë për MIA-n tha se dje industria e mullinjve ishte në ngecje të plotë. Porosi nga tregtarët e vendit nuk ka pasur, ata kanë shitur kryesisht miell serb me çmime më të larta sepse Vendimi këtë e ka lejuar. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close