0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDShoqëri

DMSH: Stërvitje të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipeve për përgjigje të shpejtë “Mavrovë 2020”

Pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me aksion për nxjerrjen e katër personave të bllokuar nga rrëshqitja e dheut e përfunduan stërvitjen treditore dhe stërvitjen e forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipeve për përgjigje të shpejtë. 

Mavrovë, 20 shtator 2020 (MIA) – Pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim me aksion për nxjerrjen e katër personave të bllokuar nga rrëshqitja e dheut e përfunduan stërvitjen treditore dhe stërvitjen e forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekipeve për përgjigje të shpejtë.

Në stërvitjen e cila u mbajt në Mavrovë në vendin “kamp” ishte testuar Udhëzimi për procedurë dhe veprim me ndërmarrjen e masave mbrojtëse për përballje me Kovid-19 të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, ekipet për përgjigje të shpejtë dhe forcat hapësinore për mbrojtje dhe shpëtim gjatë angazhimit të tyre në kushte të paqes dhe gjendjes së jashtëzakonshme, stërvitje, trajnim dhe ushtrime.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adan Xhaferovski tha se kjo është stërvitja e parë e një sërë aktiviteteve  të tjera të planifikuara të DMSH ku ekipet do t’i kontrollojnë aftësitë dhe shkathtësitë.

Ai theksoi se tre vitet e fundit Drejtoria ka formuar ekipe për mbrojtje dhe shpëtim, ka furnizuar pajisje profesionale dhe ka kryer trajnim për përballje me aksidente dhe veprim në gjendje të jashtëzakonshme të pjesëtarëve të ekipeve.

Në ditën e fundit është demonstruar stërvitja me skena kompleks në të cilën janë sublimuar stërvitjet treditore. Në të janë përfshirë edhe anëtarë të organizatës komunale të Kryqit të Kuq Gostivar.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është anëtare e Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian dhe muajve të fundit aktivisht ka marrë pjesë në pranimin dhe dërgimin e ndihmës ndërkombëtare në luftën kundër Kovid-19. zgm/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close