EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Djathtistët ekstremë në Gjermani kanë vrarë shumë më shumë njerëz sesa islamikët

Pasi mbrëmë një sulmues në qytetin gjerman Hanau, në lindje të Frankfurtit ka vrarë nëntë persona në dy kafene ku konsumohet nargile dhe më pas e ka vrarë nënën e vet dhe në fund edhe veten, policia ka zbuluar se bëhet fjalë për Tobijac R. (43), gjerman etnik dhe djathtist ekstrem.

Frankfurt, 20 shkurt 2020 (MIA) – Pasi mbrëmë një sulmues në qytetin gjerman Hanau, në lindje të Frankfurtit ka vrarë nëntë persona në dy kafene ku konsumohet nargile dhe më pas e ka vrarë nënën e vet dhe në fund edhe veten, policia ka zbuluar se bëhet fjalë për Tobijac R. (43), gjerman etnik dhe djathtist ekstrem.

Ministri bavarian i Punëve të Brendshme, Joakim Herman dhe Prokuroria federale gjermane, masakrën e vlerësuan si sulm radikal djathtist terrorist.

“Në bazë të dëshmive dhe fakteve të gjetura se viktimat janë kryesisht me prejardhje të huaj duhet të nisemi nga ajo se bëhet fjalë për krim i motivuar nga pikëpamjet radikale djathtiste dhe urrejtje ndaj të huajve”, ka thënë Herman.

Nga manifesti që vrasësi e ka lënë në internet shihet qartë se ai ishte djathtist ekstrem, por edhe se ka pasur probleme serioze psiqike.

Vetëm një fakt është veçanërisht rëndues. Njëherit, sipas agjencisë së brendshme zbuluese gjermane, terroristët ekstremë djathtistë gjatë dekadës së fundit kanë bërë madje 10.105 krime të dhunshme, ndërsa nga viti 1990 e deri më sot edhe 83 vrasje. Në krahasim me to,  terroristët islamikë në periudhën e njëjtë kanë vrarë 17 persona, katër herë më pak se djathtistët. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close