
Paris, 22 qershor 2020 (MIA) – Kompania “Uolt Dizni” kumtoi sot se parku argëtues Diznilend në Paris do të hapet në faza, duke filluar nga 15 korriku, disa ditë prejse parku sërish do të hapet në SHBA.
Drejtoresha e parkut në Paris, Natasha Rafalski, deklaroi se pritet hapja e sërishme e parkut Diznilend, parkut Uold Dizni studio, hotelit Njuport dhe Dizni fshatrat.
Kompania i mbylli parqet në mbarë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe paralajmëroi se Diznilend në SHBA do të hapet më 11 korrik, gjithashtu në faza. sa/