0_Magazinë.PortalKuriozitete

Dizni e shoi brendin “20th Century Fox”

Tuentith Cençëri foks (20th Century Fox), një nga brendet më të njohura në historinë e industrisë televizive filmike tashmë nuk ekziston, pasi që pronari, kompania "Uollt Dizni" kumtoi se prej sot do të quhet vetëm "Tuentith televizhën" (20th Television).

Los Angjelos, 12 gusht 2020 (MIA) – Tuentith Cençëri foks (20th Century Fox), një nga brendet më të njohura në historinë e industrisë televizive filmike tashmë nuk ekziston, pasi që pronari, kompania “Uollt Dizni” kumtoi se prej sot do të quhet vetëm “Tuentith televizhën” (20th Television).

Ky hap ndodhi pasi që Dizni paraprakisht e hoqi emrin Foks nga të gjithë filmat e vet të 20th Century Fox në janar. Dizni vitin e kaluar arriti marrëveshje në vlerë prej 71 miliardë dollarëve dhe e bleu pronën e Fox-it.

“Llogoja e  njohur dhe kratela titulluese, në të cilën fjalët 20th Television të vendosura mbi reflektorin, do të mbeten të njjejta përveç që fjalët “century” dhe “fox” nuk do të jenë më. Emrat e rinj dhe llogoja e studiove tona shënojnë ditë të re për ‘ABC Signature’, ’20th Television’ dhe ‘Touchstone Television’ dhe në të njejtën kohë i shprehet respekt historisë së tyre të pasur dhe fuqisë kreative të kompanisë ‘Uollt Dizni'”, tha presidenti i studios televizive, Kreg Hanegs.

Llogoja dhe grafika e re do të paraqiten në episodet e reja të kësaj shtëpie televizive, që do të fillojnë të emetohen në vjeshtë.

Titujt më të vjetër, të cilët tashmë janë emetuar, do ta mbajnë emrin dhe llogon e vet të mëparshëm. ab/

 

Back to top button
Close
Close