0_Web_AktualeKultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Ditëlindja e artit në Qendrën kulturore rinore

 Qendra kulturore rinore sot e hap  sezonin e ri me Ditëlindjen e artit, që e organizon për të tetën herë me radhë dhe me hyrje falas për vizitorët. Ngjarja do të fillojë sonte  në orën 18:00 me punëtori për fëmijët dhe do të përfshijë ekspozita, ligjërata për astronominë, shfaqje, promovim të librit dhe program muzikor.

Shkup, 18 janar 2020 (MIA) – Qendra kulturore rinore sot e hap  sezonin e ri me Ditëlindjen e artit, që e organizon për të tetën herë me radhë dhe me hyrje falas për vizitorët. Ngjarja do të fillojë sonte  në orën 18:00 me punëtori për fëmijët dhe do të përfshijë ekspozita, ligjërata për astronominë, shfaqje, promovim të librit dhe program muzikor.

Punëtoria e parë  në ngjarjet e shumta është ajo e fëmijëve “Luaj me dritën”, mentorë të së cilës janë Nina Maksimova, Deni Stojanov dhe Dorotej Neshovski, ndërsa qëllimi është fëmijëve t’u afrohet teatri  në hije, luaj me dritën dhe ngjyra e imagjinata për krijimin e personazheve.

Ligjëratë në Planetariumin e QKM-së, të cilat organizohen në bashkëpunim me Shoqatën astronomike të Shkupit, do të mbahen në tre termine – nga ora 18:00 për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, ndërsa në datën 19 dhe 20 janar edhe nga ora 20:40 për të rriturit.

Në suaza të “Ditëlindjes së artit” do të hapen edhe dy ekspozita “Portret dhe personalitet” të Marina Ubavkova nga ora 20:00 në Galerinë e QKM-së, ndërsa  me ekspozitën “inovacionet e vogla humane” të studentëve  nga dega e Dizenjit industrial të Fakultetit makinerik  nga ora 20:30 zyrtarisht do të hapet edhe hapësira e renovuar në QKM.

Veprat që do të prezantohen  në ekspozitë janë  zhvilluar edhe  përpunuar në projekte gjatë mësimit në lëndët adekuate.

Nga ora 21:00 në “Frosina” është paralajmëruar pjesëmarrja e grupit joformal teatror “Improv teatër”. Programi muzikor do të fillojë në orën 20:00 me Bojan Çakra.

Nga ora 22:00 hapet salla “25 Maji” ku do të marrin pjesë Dogs in Kavala, Porto Morto dhe The Local Blue të cilët do ta promovojnë  albumin e ri “2nd landing”.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close