0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Dita ndërkombëtare e fëmijëve të sëmurë me kancer

Pesëmbëdhjetë shkurti është Dita ndërkombëtare e fëmijëve të sëmurë nga kanceri.

Shkup, 15 shkurt 2020 (MIA) – Pesëmbëdhjetë shkurti është Dita ndërkombëtare e fëmijëve të sëmurë nga kanceri.

Këtë vit Dita ndërkombëtare shënohet me moton “pa kufij. Bashkë. Mundësi. E ardhmja. Mjekim. Fuqi”.

Shënimi i Ditës ndërkombëtare ka për qëllim të kthehet vëmendje në gjithë opinionin publik për përmirësimi e trajtimit, kujdesit, cilësisë së jetesës, si dhe nevojave emocionale dhe sociale të fëmijëve të sëmurë me kancer, si dhe familjeve të tyre.

Dita botërore e fëmijëve me kancer shënohet nga vitit 2002 me nismë të Konferencës ndërkombëtare të Shoqatës së prindërve të sëmurë me kancer. Nga atëherë shënohet nëm 88 shtete.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) çdo vit tek më shumë se 30.000 fëmijë të moshës deri 19 vjeçare në botë është diagnostikuar me kancer. Rreth tetë nga 10 janë dhjetë fëmijë të sëmurë jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shkalla e mbijetesës është rreth 20 për qind.

OBSH-ja ka vendosur për qëllim që të eliminohet vuajtja tek fëmijët që luftojnë me kanceri dhe të arrihet të paktën 60 për qind mbijetesë e pacientëve. Kjo paraqet afërsisht dyfishim të shkallës vijuese të mjekimit dhe do të shpëtojë një milion fëmijë gjatë dekadës së ardhshme.

Edhe në Maqedoninë e Veriut do të shënohet Dita ndërkombëtare e fëmijëve të sëmurë me kancer. Në Shkup do të mbahet gara e artë dhe argëtim në organizim të NO SANO dhe Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve. Në organizim të ngjarjes përfshihen edhe nxënës nga shkolla internacionale “Nova” dhe gjimnazi “Orce Nikollov”, të cilët deri më tani punojnë si vullnetarë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close