EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dita më e keqe në Itali, kanë vdekur 969 persona

Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 969 persona nga koronavirusi i ri, ndërsa janë regjistruar 5.909 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes ka arritur në 9.134, ndërsa janë konfirmuar 86.498 të sëmurë.

Romë, 27 mars 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 969 persona nga koronavirusi i ri, ndërsa janë regjistruar 5.909 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes ka arritur në 9.134, ndërsa janë konfirmuar 86.498 të sëmurë.

“Ky është numri më i lartë i vdekjeve për një ditë”, kumtoi Shërbimi për mbrojtje civile në Romë.

Gjithsej 10.950 persona janë hospitalizuar në spitalet pasi janë infektuar me Kovid-19, ndërsa 3.723 ndodhen në kujdes intensiv.

Situata më e rëndë është në rajonin e Lombardisë, ku në 24 orët e fundit kanë vdekur 541 persona.

Shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Silvio Brusafero theksoi në pres konferencën e sotme se Italia ende nuk e ka arritur kulmin e infeksionit nga koronavirusi. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close