0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëVideo deklaratë

Dita kombëtare e Holandës shënohet me dhurata për nëpunësit shëndetësor dhe pacientët

Me rastin e Ditës së Mbretit - Dita kombëtare e Mbretërisë së Holandës, ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop, sot në mënyrë simbolike dhuroi 1.100 tulipanë dhe rreth 100 libra nga autorë holandezë, të përkthyera në gjuhën shqipe dhe maqedonase, për nëpunësit shëndetësorë, si dhe për pacientët e sëmurë nga koronavirusi. Dhuratën simbolikisht e pranuan ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani.

Shkup, 28 prill 2020 (MIA) – Me rastin e Ditës së Mbretit – Dita kombëtare e Mbretërisë së Holandës, ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop, sot në mënyrë simbolike dhuroi 1.100 tulipanë dhe rreth 100 libra nga autorë holandezë, të përkthyera në gjuhën shqipe dhe maqedonase, për nëpunësit shëndetësorë, si dhe për pacientët e sëmurë nga koronavirusi. Dhuratën simbolikisht e pranuan ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani.

“Në rrethana normale do ta festonim Ditën e Mbretit me një aheng të madh, por këtë vit nuk mund ta bëjmë këtë. Për këtë shkak kemi vendosur të bëjmë një gjest simbolik me këtë rast dhe i kemi blerë të gjithë tulipanët që i kemi gjetur në këtë shtet. Kemi arritur të gjejmë 1.100 tulipanë dhe po ashtu të gjejmë libra nga autorë holandez të përkthyera në gjuhën shqipe dhe maqedonase, rreth 100, të cilat dëshirojmë t’i dhurojmë të punësuarve në klinika dhe Institutin për shëndet publik, si dhe pacientëve të sëmurë nga koronavirusi”, tha Kop.

Ky gjest, siç theksoi ambasadori, është në shenjë të respektit tonë për punën e mundimshme dhe angazhimin jovetjak të nëpunësve shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

Dimitrov, nga ana e tij, e uroi Ditën kombëtare të Mbretërisë së Holandës.

“Është nder për mua që sot me këtë rast, së bashku me miqtë tanë kreativë holandez, të shprehim respekt dhe falënderim për sakrifikimin dhe angazhimin jovetjak të nëpunësve shëndetësor”, tha Dimitrov.

Zëvendësminitri i Shëndetësisë, Arsllani, iu falënderua Mbretërisë së Holandës për përkrahjen e përgjithshme të sistemit shëndetësor.

“Ajo që na bashkon të gjithë është mendimi dhe qëllimi i njejtë – ballafaqim sa më të suksesshëm me koronavirusin, prej këtu edhe tulipanët dhe librat e sotëm janë vetëm një simbolikë edhe për falënderimin, por edhe për respektin e pafund ndaj nëpunësve shëndetësor, të cilët në këtë periudhë e japin maksimumin e tyre për shërimin dhe trajtimin e pacientëve nga Kovid-19”, deklaroi Arsllani, duke uruar ambasadorin Kop, me rastin e Ditës kombëtare të Holandës.

Dita e Mbretit në Holandë, zakonisht festohet me shumë ahengje në rrugë, lojëra për fëmijë dhe tregje në të hapur, derisa Mbreti dhe familja e tij udhëtojnë çdo vit në vend të ndryshëm në Holandë, që ta festojnë ditën me popullatën lokale. Këtë vit të gjitha manifestimet e Ditës së Mbretit, janë anuluar për shkak të koronavirusit dhe Mbreti iu drejtua kombit pas intonimit onllajn të himnit “Vilhelmus”, ku të gjithë anëtarët e Royal Concertgebouworkest kanë luajtur nga shtëpitë e tyre. bsh/

Лалиња и книги за здравствените рабоитници и пациентите по повод Денот на Холандија

Posted by MИА.mk on Вторник, 28 април 2020

Таг
Back to top button
Close
Close