BotëBotë.Portal

Dita e dytë e referendumit për amendamentet kushtetuese në Egjipt

Mbi 61 milionë qytetarë të Egjiptit me të drejtë vote, sot për të dytën ditë me radhë votojnë në referendumin treditor për amendamentet kushtetuese me të cilat duhet t'i vazhdohet mandatit presidentit aktual Absel Fatah al Sisi.

Kajro, 21 prill 2019 (MIA) – Mbi 61 milionë qytetarë të Egjiptit me të drejtë vote, sot për të dytën ditë me radhë votojnë në referendumin treditor për amendamentet kushtetuese me të cilat duhet t’i vazhdohet mandatit presidentit aktual Absel Fatah al Sisi.

Krahas kësaj, me amendamentet e Kushtetutës, shefit të të shetit do t’i mundësohet t’i emërojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, të formohet Dhoma e Epërmë e Parlamentit dhe gjykatat kushtetuese do të marrin më shumë kompetenca t’i gjykojnë civilët.

Vendimi për shpallje të referendumit është marrë pas votimit në Parlamentin egjiptian, ku shumicë e madhe prej 531 nga gjithsej 554 deputetë miratuan një sërë amendamentesh kushtetuese.

Që të hyjnë në fuqi amendamentet duhet të marrin mbështetje nga shumica në referendum. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close