EvropëEvropë.Portal

Dita e dytë e mbylljes së njërit nga aeroportet më qarkulluese të Spanjës

Aeroporti në qytetin turistik të Spanjës, Alikante, përmes të cilit shumë turistë vijnë në rajonin e bregdetit të detit Mesdhe, është mbyllur edhe sot për shkak të zjarrit në çatinë i cili ende nuk është shuar plotësisht, deklaroi Aena, kompania e cila e drejton aeroportin.

Alikante, 16 janar 2020 (MIA) – Aeroporti në qytetin turistik të Spanjës, Alikante, përmes të cilit shumë turistë vijnë në rajonin e bregdetit të detit Mesdhe, është mbyllur edhe sot për shkak të zjarrit në çatinë i cili ende nuk është shuar plotësisht, deklaroi Aena, kompania e cila e drejton aeroportin.

“Zjarri është nën kontroll, por ende nuk është shuar, ekipet e zjarrfikësve edhe më tej po punojnë”, deklaroi zëdhënësja e Aenas.

Ajo shtoi se hapja pritet më vonë gjatë ditës, por nuk e specifikoi se sa fluturime janë ndryshuar nga mbyllja e aeroportit.

Zjarri, i cili shpërtheu dje dhe arsyet e të cilit tani për tani janë të panjohura, çoi deri në evakuimin e udhëtarëve dhe personelit, si dhe anulimin e fluturimeve ose dërgimin e aeroplanëve në aeroporte të tjera. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close