
Shkup, 28 maj 2020 (MIA) – Informacione për mënyrat e zgjidhjes së ndikimeve dhe sfidave nga KOVID-19 në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë në Evropë dhe Azinë Qendrore do të ndajnë sot vendet përmes platformës së uebinarit të Organizatës për ushqim dhe bujqësi (FAO).
Diskutimi do të zhvillohet nga ora 10:00-11:30 përmes platformës Zoom në linkun në vijim, ndërsa do të transmetohet edhe drejtpërdrejtë në kanalin Youtube.
“Sikur që vendet i lehtësojnë masat rrigoroze lidhur me KOVID-19, paraqiten sfida të reja për prodhimtarinë e ushqimit, përpunimit dhe logjistikës së zinxhirëve të furnizimit. Disa nga këto mund të shndërrohen në mundësi për rritje, përderisa krijuesit e politikave dhe aktorët në zinxhirin e vlefshëm e luajnë rolin e tyre. Tani ekziston nevojë e madhe për zgjidhje praktike të zbutjes së ndikimit nga KOVID-19 dhe shfrytëzimi i mundësive të reja në fushën e furnizmit me ushqim, siguri të ushqimit dhe ushqyerjes, tregtisë dhe tregjet”, kumtoi FAO.
Në ngjarje është parashikuar edhe fjalim i Vlladimir Rakhmanin, zëvendës drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues rajonal i FAO-s për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Maksimo Torero, ekonomist kryesor i FAO-s. sa/