BotëBotë.Portal

Disa vende amerikanojugore kërkojnë më shumë kohë për “Kovaks”

Brazili dhe disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë u duhet më shumë kohë për të nënshkruar planin Kovaks, i krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër Kovid-19.

Brazil, 18 shtator 2020 (MIA) – Brazili dhe disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë u duhet më shumë kohë për të nënshkruar planin Kovaks, i krijuar për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër Kovid-19.

Vendet synojnë të angazhohen në përpjekjet për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat e koronavirusit dhe plani Kovaks mund të nënshkruhet deri në mesnatën e së premtes.

Një përfaqësues i Aleancës Globale të Vaksinimit (GAVI), përgjegjës për kërkesat për zgjatjen e afatit Kovaks, konfirmoi se detajet e vendeve nënshkruese do të ishin në dispozicion vetëm pas skadimit të afatit.

Në kumtesën nga qeveria braziliane thuhet se vendi, së bashku me disa të tjerë, po vazhdonte bisedimet me GAVI për të vazhduar afatin për zyrtarizimin e pjesëmarrjes së tij në Kovaks.

Brazili renditet i treti në botë për nga numri i të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, me mbi 4.4 milionë raste të konfirmuara. Rreth 135,000 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19 në këtë vend, më i shumti në botë pas SHBA-së.

Meksika, vendi i Amerikës Latine i cili është më i goditur nga pandemia pas Brazilit, ka njoftuar se do të nënshkruajë planin pas skadimit afatit.

Presidenti kolumbian konfirmoi dje se do t’i bashkangjitet Kovaksit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të Paraguait njoftoi se tashmë kishte nënshkruar planin.

Më shumë se 170 vende në botë janë bashkuar me planin global për shpërndarjen e barabartë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën, njoftoi dje drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close