BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Disa të rinj me gurë dhe kapsolla kanë gjuajtur drejt patrullës së policisë dhe RT Vojvodinës në Novi Sad (video)

Disa mijëra qytetarë janë tubuar pasdite në sheshin para Asamblesë komunale të Novi Sadit, ndërsa protestave iu bashkuan edhe studentët nga konviktet studentore në qytet.

Novi Sad, 8 korrik 2020 (MIA) – Disa mijëra qytetarë janë tubuar pasdite në sheshin para Asamblesë komunale të Novi Sadit, ndërsa protestave iu bashkuan edhe studentët nga konviktet studentore në qytet.

Një kolonë e gjatë protestuesish marshuan pastaj nëpër rrugët e qytetit. Qytetarët masivisht i bashkohen protestës. Disa madje zbresin nga transporti urban dhe i bashkohen kolonës. Këngët për Kosovën dhe shenjtorët alternohen paralelisht me këngët e majta dhe thirrjet për arrestimin e Vuçiqit.

Një grup prej pesë të rinjsh, të veshur me bluza të zeza, hodhën gurë dhe kapsolla drejt një patrulle policie. Grupi i njëjtë i të rinjve më vonë me gurë dhe kapsolla e sulmuan edhe ndërtesën e RT Vojvodina. mb/

Back to top button
Close
Close