EvropëEvropë.Portal

Disa mijëra kurd në Strasburg kërkuan lirimin e Oxhalanit

Disa mijëra kurdë mbrëmë u mblodhën në protestat tradicionale të cilat çdo vit organizohen në Strasburg me kërkesë për lirimin e liderit të tyre, Abdullah Oxhalan, i cili në burgun në Turqi po vuan dënim të përjetshëm.

Strasburg, 16 shkurt 2020 (MIA) – Disa mijëra kurdë mbrëmë u mblodhën në protestat tradicionale të cilat çdo vit organizohen në Strasburg me kërkesë për lirimin e liderit të tyre, Abdullah Oxhalan, i cili në burgun në Turqi po vuan dënim të përjetshëm.

Policia kumtoi që në rrugët  Strasburgut kishte rreth 4,200 protestues, ndërsa organizatorët thanë se ishin mbledhur rreth 12,000 kurdë.

“Ka vuajtur 21 vjet burg dhe gjatë atyre 21 vjetëve e mbështesin miliona njerëz”, deklaroi Axhit Pola, zëdhënës i Këshillit Demokratik të kurdëve në Francë.

Kurdët çdo vit, që nga arrestimi i tij më 15 shkurt  të vitit 1999, mbajnë protesta me të cilat e kërkojnë lirimin e Oxhalan.

Autoritetet turke e kanë dënuar me burg të përjetshëm për terrorizëm, ndërsa është burgosur në burgun në ishullin Imrali në afërsi të Stambollit, ku, sipas mediave franceze, ai është në izolim të plotë. ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close