BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Disa mijë qytetarë marshuan në Lubjanë kundër koalicionit të Janshës

Disa mijë qytetarë sonte dolën në protestën në Lubjanë të quajtur "Pa qëndrim - marsh kundër koalicionit të urrejtjes", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sllovenia.

Lubjanë, 28 shkurt 2020 (MIA) – Disa mijë qytetarë sonte dolën në protestën në Lubjanë të quajtur “Pa qëndrim – marsh kundër koalicionit të urrejtjes”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sllovenia.

Marshi kundër Qeverisë përkatëse kryesuar nga Janez Jansha filloi në orën 17:00 para selisë së SMC-së (Partia e qendrës së moderuar) ku folësit porositën se Qeveria e kryesuar nga Jansha nuk do t’i sjellë asgjë të mirë vendit.

“Ne jemi këtu sonte, jo t’i ndajmë njerëzit, por ta parandalojmë ndarjen të cilën do ta sjellë ‘koalicioni i urrejtjes’. Vota për Qeverinë e Janshës është votë për vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse votoni për këtë Qeveri, do të votoni për Qeveri sipas modelit të Orbanit nga i cili u distancua e tërë Evropa”, porositën folësit.

Protesta përfundoi qetë para selisë së partisë së pensionistëve DeSus.

Përndryshe, sot mediumet sllovene kumtuan se të martën në mbledhje kuvendore do të votohet për Qeverinë e re të Janshës. Që të votohet, nevojitet mbështetje prej së paku 46 deputetëve. Është paraparë që votimi të jetë i fshehtë. Koalicioni i sapoformuar i kryesuar nga SDS ka 48 deputetë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close