0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Disa kompani me përgjegjësi shoqërore dhuruan 85 respiratorë joinvazivë

- Donacion prej 85 respiratorë joinvazivë të dedikuara për repartet infektive në spitalet e shtetit sot dorëzuan disa kompani vendore me përgjegjësi shoqërore në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup.

Shkup, 22 maj 2020 (MIA) – Donacion prej 85 respiratorë joinvazivë të dedikuara për repartet infektive në spitalet e shtetit sot dorëzuan disa kompani vendore me përgjegjësi shoqërore në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, pas pranim dorëzimit, shprehu falënderim të madh deri te kompanitë Mega, Golden art, Akustik dhe Grimak për donacionin shumë të rëndësishëm për sistemin tonë publik shëndetësor, veçanërisht që kemi pacientë të sëmurë me kovid të cilëve iu nevojitet mbështetje respiratore.

“Sot është me të vërtetë rëndë që të arrihet deri te këto makina respiratore. Bëhet fjalë për 85 makina për ventilim joinvaziv, që domethënë pacientët kanë mbështetje për frymëmarrje vetëm përmes maskës, pa tubin invaziv në rrugët e tyre të frymëmarrjes dhe 24 koncentues plotësues të oksigjenit me çka ajri që jepet pasurohet me koncentrim adekuat të oksigjenit”, deklaroi Filipçe.

Ka numër të mjaftueshëm, tha Filipçe që të shpërndahen edhe në qendrat tona kryesore dhe në të gjitha repartet infektive përgjatë shtetit.

Kryeministri Oliver Spasovski, shprehu falënderim për të gjitha ato kompani me përgjegjësi shoqërore të cilat siguruan 85 respiratorë joinvazivë dhe 24 aparate të tjera koncentruese në oksigjen me çka, siç tha, kanë treguar se ai solidaritet të cilin duhet ta kemi është porosi e fuqishme për të gjithë se si duhet të veprojmë.

“Kjo kohë e pandemisë na mësoi diçka. Nëse në kushte normale krijohen kushte për të bërë biznes në një shtet, në kohë krize nevojitet që të gjithë të japim diçka nga vetja dhe të ndihmojmë. Kjo është sfidë për të gjithë dhe këtë që e bënë kompanitë është shembull se si duhet të sillemi të gjithë dhe kompanitë dhe shteti”, deklaroi Spasovski.

Kriza Kovid, theksoi ai, na mësoi se vetëm me sakrificë, siç këtë e bëjnë punonjësit shëndetësorë dhe me solidaritet, siç e bëjnë kompanitë, mund të kemi sukses.

Spasovski, edhe një herë, bëri thirrje deri te të gjithë që t’i ndihmojmë personelit mjekësor me atë që do t’i respektojmë masat dhe në këtë mënyrë do ta luftojmë betejën.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se pandemia ka treguar se të gjitha ndasitë në botë janë artificiale, se të gjithë jemi të njëjtë para virusit dhe se jemi njëjtë të ekspozuar, por gjithashtu, ka nxjerrë në pah edhe solidaritetin e përbashkët të shteteve dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore. fc/

Изјави на Спасовски, Филипче и Османи

Posted by MИА.mk on Петок, 22 мај 2020

 

Back to top button
Close
Close