BotëBotë.Portal

Diplomatët: OBSH do të bëjë apel për mbledhjen e një miliard dollarëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet së shpejti të publikojë apel që të mbledhë më shumë se një miliard dollarë për financimin e operacioneve kundër pandemisë së Kovid-19 deri në fund të vitit, deklaruan diplomatët anonim për disa agjenci botërore.

Gjenevë, 9 prill 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet së shpejti të publikojë apel që të mbledhë më shumë se një miliard dollarë për financimin e operacioneve kundër pandemisë së Kovid-19 deri në fund të vitit, deklaruan diplomatët anonim për disa agjenci botërore.

Apeli vjen në momentin kur presidenti amerikan Donald Tramp e kritikoi OBSH-në për shkak të mënyrës së përballjes me pandeminë e Kovid-19 dhe sugjerimin se administrata e tij mund ta rishikojë financimin amerikan.

Agjencisë së Kombeve të Bashkuara i nevojiten më shumë resurse nga kurdo qoftë me qëllim që mënyrë globale t’i përgjigjet sëmundjes e cila infektoi më tepër se 1,5 milionë dhe mori jetën e rreth 90.000 personave, thonë diplomatët.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në fjalimin e tij për diplomatët që e publikoi OBSH-ja, tha se do ta publikojë planin më të ri në ditët e ardhshme.

Ai do të vijojë pas apelit të OBSH-së drejtuar në tre muajt e parë në vlerë prej 675 milionë deri në prill. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close