0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalPolitikë

Dimovski: ASK i dorëzoi deri tek PP-ja të gjitha informacionet e kërkuara për dokumentet e besueshme të gjetura tek Remenski

Agjencia për siguri kombëtare i ka dorëzuar deri tek Prokuroria Publike të gjitha informacionet të cilat janë kërkuar prej tyre lidhur me rastin me dokumentet e besueshme tek deputetja Frosina Remenski, konfirmoi drejtori i Agjencisë, Viktor Dimovski.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Agjencia për siguri kombëtare i ka dorëzuar deri tek Prokuroria Publike të gjitha informacionet të cilat janë kërkuar prej tyre lidhur me rastin me dokumentet e besueshme tek deputetja Frosina Remenski, konfirmoi drejtori i Agjencisë, Viktor Dimovski.

“Lidhur me këtë çështje jemi në komunikim me institucionet kompetente në vendin tonë. E tërë ajo që është kërkuar, në mënyrë adekuate në pajtim me dokumentacionin e disponueshëm janë informuar institucionet kompetente”, ka thënë Dimovski në pyetje të gazetarëve lidhur me rastin për Lidhjen ndërkombëtare si “Reket 2”.

Për atë se deri ku është hetimi për këtë rast, ai ka udhëzuar shumë informacione tek PP-ja.

Në kuadër të hetimit “Reket” tek deputetja Frosina Remenski janë gjetur dokumente të besueshme për të cilat ajo ka pohuar se bëhet fjalë për dokumente të cilat fshehin vepra penale dhe krim, për gjoja përdorim të paligjshëm të agjentëve maqedonas të DSK-së jashtë shtetit.

I pyetur për gjoja keqpërdorime në punën e ASK-së, Dimovski tha se Agjencia për siguri kombëtare funksion katër muaj nga 1 shtatori i vitit të kaluar dhe se në periudhën e kaluar kanë bërë hapa të rëndësishme sipas vlerësimit të tyre dhe vlerësimit të partnerëve të tyre me të cilët komunikojnë, duke u shprehur në procesin e përfunduar me sukses të selektimit të kuadrove nga ish-DSK-ja. fb/

 

Back to top button
Close
Close