Korrespondentë MKDLajme nga komunatPolitikë

Dimkovski: U zgjuan celulat e fjetura të administratës së partizuar që e kishte VMRO-DPMNE-ja

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski konsideron se procedurat e zëvendësministrit Cvetan Tripunovski dhe anëtarëve të tjerë në Qeverinë teknike janë me të vetmin qëllim që të shkaktojnë pasoja të dëmshme, pa u interesuar procesi parazgjedhor.

Koçan, 17 janar 2020 (MIA) – Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski konsideron se procedurat e zëvendësministrit Cvetan Tripunovski dhe anëtarëve të tjerë në Qeverinë teknike janë me të vetmin qëllim që të shkaktojnë pasoja të dëmshme, pa u interesuar procesi parazgjedhor.

“Shumë shpejtë celulat e fjetura partiake në administratë që i pati VMRO-DPMNE-ja për 11 vite, u zgjuan. Nxirren dokumente pa u thënë se si është arritur deri tek ato, mu zëvendësministri shkon nëpër institucione dhe kërkohen njerëz të cilëve nuk u janë paguar subvencione prej vitit 2015 dhe 2016, në kohë kur ata shumë shpejtë mund ta zgjidhnin tërë atë. Po keqpërdoren individë të cilëve u premtohet se ajo punë shumë lehtë mund të zgjidhet. Ata ikën nga matrica, përkatësisht nga ndjekja nëse ka parregullsi të caktuara në zbatimin e procesit zgjedhor, tërë atë e anashkaluan dhe vendosën për presion ndaj institucioneve. E tërë kjo shkon vetëm në dëm të vetë bujqve dhe bujqësisë, e aspak nuk u intereson procesi zgjedhor. Tunden disa dokumente të caktuara, pa u kontrolluar dhe shihen pjesë në të cilat vetëm mund të shkaktohet dëm, me qëllim të tregojnë se nuk kemi arritur rezultate. Pagesa e subvencioneve dhe masave të tjera që i kemi paraparë me programet do të vazhdojë dhe bujqit nuk do të kenë kurfarë pasoja për shkak të periudhës zgjedhore, përkatësisht sado të dëshirojnë t’i frikësojnë se do të ndodhin ndryshime të caktuara, e gënjejnë veten”, theksoi ministri Dimkovski.

Për mini protestën e kultivuesve të pemëve nga rajoni i Dellçevës dhe Maleshevisë, Dimkovski tha se nuk ka informatë për cilën periudhë kërkohet pagesë e dëmshpërblimit për ngrirjen e pemëve.

“Nëse bëhet fjalë për vitin 2016, ajo është pyetje e hapur sepse pushteti i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së ka hyrë në sistem me vetëm një dekret me të cilin, në vend që të veprohet sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, përkatësisht vlerësimin e dëmeve ta bëjnë komisionet e organizuara nga vetëqeverisja lokale, i tërë dokumentacioni ishte dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa ne punojmë sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, që do të thotë se ato janë dy ligje të ndryshme. Tani distancohen nga hyrja që e bënë, ndërkaq presin që atë punë ne do ta kryejmë shpejtë, sepse me procesin dhe dokumentet që tani janë tek ne, nuk mund të veprojmë dhe të vazhdojmë. Procesin e shohim në ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim që është mënyra e vetme për t’u zhbllokuar e tërë puna. Përndryshe, për dëmet që u shkaktuan në vitin 2017, që ne i punuam sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, procesi është i përfunduar”, theksoi Dimkovski. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close