BiznesBiznes.PortalEkonomiKorrespondentë MKD

Dimkovski: Efekte pozitive nga mbështetja e shtetit për furnizimin e materialit mbarështues gjenetik me cilësi të lartë në blegtori

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski sot realizoi takim pune në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, me ç'rast e vizituan edhe fermën e lopëve në fshatin Sokolarc, që ka marrë mbështetje financiare nga programi për zhvillim rural.

Koçan, 17 janar 2020 (MIA) – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski sot realizoi takim pune në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, me ç’rast e vizituan edhe fermën e lopëve në fshatin Sokolarc, që ka marrë mbështetje financiare nga programi për zhvillim rural.

Dimkovski deklaroi se është konkluduar se po merren efekte pozitive nga zbatimi i masës për bashkëfinancim të furnizimit të materialit mbarështues gjenetik të cilësisë së lartë  në blegtori, që me kërkesë të blegtorëve ishte vendosur vitin e kaluar.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski të dhënat janë pozitive se kanë aplikuar edhe dy gra të cilat janë bartëse të ekonomisë bujqësore, që do të thotë se edhe gratë rurale inkurajohen të merren me blegtori dhe t’i shfrytëzojnë masat e programeve.

Sipas kryetarit të Komunës Çeshinovë-Obleshevë Goranço Kërstev, mbështetja për hapjen e fermave të reja, do të thotë zhvillim i mjediseve rurale dhe hapjen e vendete të reja pune. ta/

Back to top button
Close
Close