0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Dimitrov: Qëllimi përfundimtar – shoqëri në shërbim të qytetarit me mundësi të barabarta, pa diskriminim

Edhe pse vlerësimet për performansat tona lidhur me të drejtat e njeriut në disa vitet e fundit shkojnë në rritje, mbetet shumë punë për arritjen e qëllimit përfundimtar - shoqëri me institucione plotësisht funksionale në shërbim të qytetarit, shoqëri me mundësi të barabarta, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, shoqëri ku do të sundojë drejtësia dhe në të cilën lufta kundër mosndëshkimit është prioritet kryesor.

Shkup, 8 korrik 2020 (MIA) – Edhe pse vlerësimet për performansat tona lidhur me të drejtat e njeriut në disa vitet e fundit shkojnë në rritje, mbetet shumë punë për arritjen e qëllimit përfundimtar – shoqëri me institucione plotësisht funksionale në shërbim të qytetarit, shoqëri me mundësi të barabarta, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, shoqëri ku do të sundojë drejtësia dhe në të cilën lufta kundër mosndëshkimit është prioritet kryesor.

Këtë sot e theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, në tryezën e rrumbullakët “Prezantimi i Raportit për të drejta fundamentale 2020”, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Institutit për Politikë Evropiane dhe Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut.

“Të drejtat e njeriut dhe sundimi i të drejtës janë ato që të gjithëve na tërheqin të jemi pjesë e familjes evropiane. Të jesh u barabartë në shtet ku sundon drejtësia, ku sistemi është funksional në shoqëri të lirë dje të drejtë. Ky është magneti i BE-së krahas kjo është shtylla e parë. Sepse besojmë dhe presim se do t’i fillojmë negociatat aderuese së bashku me ndihmën dhe mbështetjen e presidencës gjermane me BE-në në muajt e ardhshëm, konferenca e parë ndërqeveritare dhe klasteri i parë si baza do ta përmbajnë  edhe këtë kapitull për të drejtat themelore. Edhe këtu ne do të kemi një instrument që të afrohemi në atë ideal ndaj të cilit dëshirojmë të synojmë”, tha Dimitrovi.

Dimitrovi theksoi se Raporti i Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut i referohet vitit 2019 dhe është bazohet në rezultate sasiore dhe cilësore të hulumtimit të Agjencisë, të analizave kombëtare të hartuara nga partnerët e saj lokalë, konsultimeve dhe komenteve nga institucionet relevante kombëtare, para së gjithash nga Ministria e Drejtësisë.

“Ne jemi përmendur në disa kapituj në kontekst pozitiv në pjesën e mosdiskriminimit, aktiviteteve kundër gjuhës së urrejtjes dhe pozitën e romëve. Janë shqetësuese të dhënat për varfërinë e fëmijëve dhe dhunën mbi gratë. Jam i kënaqur me ndarjen e aderimit të Maqedonisë së Veriut ndaj Konventës së Stambollit, si instrument i rëndësishëm për parandalim të dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje”, theksoi Dimitrovi.

Ai, në kontekst të çështjes për mosdiskriminim dhe ligjit të ri me standarde bashkëkohore dhe evropiane për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, që u miratua vitin e kaluar dhe veçanërisht pozitiv i ndarë si arritje në këtë raport, e theksoi përpjekjen për miratim e menjëhershëm të tij menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe konstituimit të Kuvendit.

“Kjo duhet të jetë prioritet kryesor i agjendës legjislative të Kuvendit të ri të ardhshëm. Ndërkohë, duke pasur parasysh vakuumin që i krijua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, javën e kaluar së bashku me ministren e Drejtësisë dërguam kërkesë deri te  Këshilli i Evropës të na ndihmojë përmes programit horizontal që ta inkurajojmë dhe nxisim gjyqësorin, deri te miratimi i ligjit të ri si prioritet i vendit që thirren në zbatim të drejtpërdrejtë të dispozitave të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të llogarisin për praktikën gjyqësore të Gjykatës në Strasburg gjatë shqyrtimit të lëndëve lidhur me diskriminimin”, nënvizoi Dimitrovi.

Shtoi se të drejtat e njeriut paraqesin  një ndër shtyllat e politikës së brendshme në shtetet, por ato nuk janë më pak të rëndësishme edhe në kontekst të politikës së jashtme.

Ministri e theksoi edhe faktin se sipas anketës së paradokohshme të Agjencisë së BE-së, rreth 88 për qind e njerëzve në vendet e Bashkimit Evropian konsiderojnë se të drejtat e njeriut janë jashtëzakonisht të rëndësishme për krijimin e shoqërive të drejta në vendet e tyre. ar/

Презентација на евалуацијата на стандардите за човековите права во РСМ

Posted by MИА.mk on Среда, 08 јули 2020

Таг
Back to top button
Close
Close