0_Maqedoni.PortalPolitikë

Dimitrov për vizitë në Çeki

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë, Republikën e Çekisë, ku do të ketë takime me nikoqirin e tij të diplomacisë çeke, Tomash Petriçek, me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit, Radek Vondraçek dhe me sekretaren shtetërore për çështjen evropiane Milena Hrinkova.

Shkup, 25 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Pragë, Republikën e Çekisë, ku do të ketë takime me nikoqirin e tij të diplomacisë çeke, Tomash Petriçek, me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit, Radek Vondraçek dhe me sekretaren shtetërore për çështjen evropiane Milena Hrinkova.

Dimitrov në Pragë do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme nga vendet e Grupit të Vishegradit – V4 dhe shtetet nga Ballkani Perëndimor – WB6, në të cilin do të diskutohet për situatën dhe pritjet lidhur me proceset eurointegruese të rajonit.

Shefi i diplomacisë do të marrë pjesë edhe në panel diskutimin në Institutit për Politikë evropiane – EUROPEUM. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close