0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Dimitrov për MIA-n: Jemi vënë në test nëse do të ngrihemi jashtë kontekstit zgjedhor, në mënyrë që në mars të shpallim fitore të përbashkët

Pas këtyre zgjedhjeve do të duhet të bëhet tentim për një konsensus politik lidhur me konceptin e Qeverisë teknike, shprehet shefi i diplomacisë në intervistën për MIA-n, duke theksuar se do të ishte pikëlluese nëse vendi mbetet në këtë nivel të vetëbesimit të madh dhe të betejës gjithçka ose asgjë.  Nga zgjedhjet dhe fushata e ardhshme pret lajme të rrejshme dhe njollosje të kundërshtarit, shprehet se politika ka depërtuar në të gjitha porret e shoqërisë.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Pas këtyre zgjedhjeve do të duhet të bëhet tentim për një konsensus politik lidhur me konceptin e Qeverisë teknike, shprehet shefi i diplomacisë në intervistën për MIA-n, duke theksuar se do të ishte pikëlluese nëse vendi mbetet në këtë nivel të vetëbesimit të madh dhe të betejës gjithçka ose asgjë.  Nga zgjedhjet dhe fushata e ardhshme pret lajme të rrejshme dhe njollosje të kundërshtarit, shprehet se politika ka depërtuar në të gjitha porret e shoqërisë.

– Mendoj se do të ketë një tollovi të tillë edhe me lajme të rrejshme edhe me sulme ndaj personalitetit, më shumë për kë, më pak për çfarë ose për si. Zakonisht sa më shumë që politika depërton në shoqërinë, do të thotë sa më shumë qytetarëve u varet kush u qëndron në Qeveri në kuptim të asaj nëse mund të aplikojnë për konkurs për punësim, të ushtrojnë një punë tjetër, të marrin pjesë në tender për para të qytetarëve, para publike, etj. Do të thotë sa më shumë ka depërtuar politika, aq më e vrazhdë është beteja mes faktorëve politikë, thekson ai në intervistën për MIA-n.

Do të angazhohet në fushatën, por ende nuk ka vendosur në çfarë forme, e nëse varësisht nga epilogu i zgjedhjeve ka mundësi për edhe një mandat në pozicionin e shefit të diplomacisë nuk jep përgjigje konkrete, por shton se në fokus e ka agjenda evropiane. Nëse ka rast kjo do të jetë diku ku do të mund të bëjë dallim, por theksi do të jetë, siç thotë në ndonjërën prej betejave më të mëdha strategjike.

Lidhur me vizitën e pardjeshme të eurokomesarit për zgjerim Oliver Varheji vlerëson se konsistencë ka pasur në njërën prej porosive kyçe që ai i ka transmetuar që ai i ka bartur – shpresa dhe pritja e tij Ligji për prokurori publike të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare, para zgjedhjeve.

Thekson se në njëfarë mënyre të gjithë aktorët politik, duke përfshirë edhe opozitën dhe liderin e tyre Mickoski janë para testit nëse ajo që ekziston në të gjitha programet – prioriteti më i lartë, integrimi evropian, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është fakt ose vetëm angazhim deklarativ.

Shefi i diplomacisë potencon se tani jemi vënë në test nëse do të mund ta ngremë këtë jashtë kontekstit zgjedhor dhe në rast të tillë në mars, siç tha, “ndoshta do të mund të shpallim një fitore të përbashkët edhe të partisë në pushtet edhe të opozitës, të gjithë popullit, në njëfarë mënyre edhe të gjithë shoqërisë ose këtë do ta bëjmë objekt të konfrontimit ndërpartiak”.

Në intervistën me ministrin e Jashtëm folëm edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe implementimi i tij, mundësia që ajo të anulohet siç lajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, për relacionet me Micotakisin, për zgjidhjen e re ligjore për Ministrinë e Jashtme…

Jemi duke ecur gjatë në rrugën drejt BE-së, 15 vite jemi me status të kandidatit me dhjetë rekomandime vijuese nga KE-ja. Destinacioni i parë në rajon i eurokomesarit për Zgjerim të Fqinjësisë së mirë Oliver Varhejn ishte pikërisht vendi ynë. A është kjo ndonjë porosi ose ndonjë lloj i sjelljes së mirë diplomatike për datën që nuk është marrë vitin e kaluar?

Ka mjaft nga ajo që mendoj se motivi kryesor pikërisht ne të na vizitojë është drastikja e rrëfimit evropian të Maqedonisë, ajo që e thoni në pyetjen. Pesëmbëdhjetë vite vend-kandidat, rekomandimi i parë 2009, kishim dy vite me rekomandime të kushtëzuara, të humbura, ndërsa të paralajmëruara në vitin 2015 dhe 2016 kur dolën gjërat tërësisht në sipërfaqe në dritë. Vend në rajon që është shumë i pasur me probleme mori guximin t’i zgjidhë problemet e tyre të mëdha me mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët, vend që në vitin 2016 ishte karakterizuar si shtet i kapur, do të thotë institucione të dobëta, fuqi të tepërt te një njeri ose grup i vogël, që me të gjitha gabimet, që fatkeqësisht i bëjmë e ktheu edhe lirinë edhe demokracinë dhe kjo na bën rrëfim drastik dhe prej këtu mosmarrja e vendimit në tetor prej shumë liderëve evropianë është quajtur gabim strategjik, gabim historik. Komesari shprehet se kjo mund të jetë edhe mundësi që ta shohim si mundësi që të jemi të fokusuar. Ai drejtoi shumë porosi, substanciale i ishin vetë tri, shprehet: Ne mbetemi në vlerësimin tonë se ju i keni plotësuar të gjitha kushtet, mes tjerash edhe paralajmëroi 50 milionë euro shpërblim për performansën për përmbushjen. Përmendi se ai punon për depërtim përfundimtar, miratimin e vendimit për bisedime aderuese, para Samitit të Zagrebit, në maj të këtij viti dhe tha se reformat duhet doemos të vazhdojnë dhe këtu veçanërisht e theksoi ligjin për prokurori publike. Nuk e përmendi si kusht, mirëpo përmendi se është shumë e rëndësishme të tregojmë se kemi kapacitet madje edhe në një periudhë të këtillë parazgjedhore, të bashkohemi të gjithë që të mblidhemi rreth të ardhmes evropiane të atdheut. Këto ishin tri porositë substanciale.

Kur jemi te Ligji për prokurori publike Varheji shfaqi shpresë se ai do të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare. Dje ai realizoi takim edhe me liderin e opozitës Hristijan Mickoski. Mendoj se me ju kishte takim pas të gjitha takimeve që i realizoi në vend. A keni eventualisht ndonjë informacion nëse në takimin me Mickoskin është biseduar dhe në njëfarë mënyre t’i bëjë të ditur opozitës që të tregohet konstruktivitet në këtë periudhë dhe ky ligj të miratohet para shpërndarjes së Parlamentit?

Në porosinë e tij ka konsistencë, ai që e tha në konferencën për media me kryeministrin Spasovski, atë e çeli në të gjitha takimet. Unë në tri raste kisha mundësinë të jem pjesë e takimeve të tij, kështu që me siguri edhe te opozita kjo çështje ka qenë e hapur. Mendoj se në njëfarë mënyre të gjithë aktorët politik, duke përfshirë edhe opozitën dhe liderin e tyre Mickoski janë para testit nëse ajo që në të gjitha programet prioriteti më i lartë është integrimi evropian, anëtarësimi në Bashkimin Evropian. E shkruajmë ose themi si deklaratë ose jemi të gatshëm të angazhohemi në të. Nëse eurokomesari, i cili siç duket është aleati ynë dhe punë në këtë agjendë që ta bëjmë përfundimisht këtë depërtim në fazën e merituar të ardhshme, nëse ai thotë se është me rëndësi që të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare do të shihet, nëse jemi vetëm deklarativ në angazhimet dhe është e thjeshtë. Ai që nuk do të votojë dhe nuk do të marrë pjesë në një ligj të tillë, në të cilin janë përfshirë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e KE-së nuk është i ndershëm dhe i sinqertë para votuesve dhe para qytetarëve kur thotë dua BE-në, por nuk dua ta bëj atë që BE-ja sugjeron se duhet të bëhet për të pasur sukses. Kështu që kemi tani një test nëse do të mund ta ngremë jashtë kontestit zgjedhor dhe në rast të tillë në mars ndoshta do të mund të shpallim një fitore të përbashkët edhe të partisë në pushtet edhe të opozitës, të gjithë popullit, në njëfarë mënyre edhe të gjithë shoqërisë ose këtë do ta bëjmë objekt të konfrontimit ndërpartiak. Problemi i asaj periudhe është që shanset e këtilla që ishin më të shpeshta në të kaluarën, mirëpo ne nuk ishim mjaft të guximshëm dhe me vizion pak më të shkurtër që të lëshohemi dhe të jemi të gatshëm për ta kapur shansin. Këto shanse vijnë gjithnjë e më rrallë. Evropa nuk është e parashikueshme siç ishte, kështu që nuk e dimë se kur do të vjen ai i radhës dhe dinamika e zgjedhjeve tona vendore nuk mund të ndikojë në çështje kaq të mëdha me interes më të lartë kombëtar. Duhet doemos të mosojmë t’i kapim, t’i krijojmë dhe t’i shfrytëzojmë shanset.

Sipas njohurive tuaja a ka vullnet te partitë politike, a ka sens për atë që e flitni që të miratohet ligji para shpërndarjes së Kuvendit?

Do të mësojmë shumë shpejtë. Gjatë ditëve, javëve të ardhshme, Kuvendi ka ndoshta katër javë punë. Mendooj se detyra jonë është që në kuadër të vijave të kuqe nga Brukseli të ketë përgjegjësi, të mos ketë amnisti të fshehur, të punohet në të gjitha rastet, të vazhdojnë punën prokurorët që punonin në ato raste, përveç atyre që u komprometuan. E jona është që të punojmë me secilin deputetë individualisht meqë nuk e kemi luksin për të lëshuar mundësi historike, por para nesh është një shans historik. Humbën shumë gjenerata.

Meqë tashmë flasim për jurisprudencën, rastin Reket, sa na ofroi ose largoi nga Evropa çelja e këtij rasti?

Do të jem i sinqertë kur diku nga mesi i vitit të kaluar mësova për këtë, mes tjerash jo vetëm si bartë i postit, por edhe si qytetar, kam shpresë për drejtësi. Te qytetarët drejtësia ishte e lidhur me këtë institucion dhe prej këtu përgjegjësia e PSP-së është shumëfish më e madhe sesa përgjegjësia e turpit që na e sollën ata për të cilët kemi indikacione për keqpërdorime të mëdha dhe krim. Dhe tani do të shohim, në një pjesë ka aktvendim të plotfuqishëm , por ky lloj i pazarllëkut me një mision të tillë fisnik, pazarllëku me drejtësinë te ne si shoqëri na ndikonte shumë keq në kuptimin e asaj se kjo punë është e mundshme fare. Dhe mendoj se kjo shpresë është ndoshta te disa faktorë individualë në jurisprudencën, ndoshta është në Komisionin Antikorrupsion, i cili u tregua se godet edhe majtas, edhe djathtas edhe në qendër, kudo, pa disa prizma partiake dhe politike. Por, nga ana tjetër plusi qëndron në atë se sistemi e kapi, që kjo nuk është futur nën qilim por është nxjerrë në dritë. Thjerrëza e opinionit është mbi rastin, kemi proces, që në kushtet tona në mënyrë krahasuese mund të thuhet se rrjedhë në mënyrë relativisht efikase, kështu që treguam se për dallim prej më parë kur këtë punë ndoshta nuk do ta kishim mësuar si opinion, sistemi reagoi, mirëpo mbetet një ndjenjë e hidhur. Edhe në këtë kuptim në agjendën evropiane ka një plus në reagimin, por ka edhe minus, që me siguri është më i madh se plusi në atë se si perceptohet historia jon, përpjekjet tona. Do të ishte shumë më mirë nëse nuk do të kishte diçka të tillë.

Shpesh publikoni statuse interesante në FB, më 15 tetor keni postuar “Vetëm ai që lundron me lopata ka kohë të lëkundë varkën (Zhan Pol Sartër), kush lëkundëm e kush lundron me lopata në vendin tonë?

Porosia këtu është se ne kemi një situatë paradoksale, ku forcat politike që e humbën rekomandimin në vitin 2015/1, të cilët nuk reduktonin si temë në korridore dhe në njëfarë mënyre si një rast i pashpresë, të cilët jetonin nga kontestet me fqinjët, në aspektin politik të investojnë kapital politik që t’i zgjidhin që të jetojnë qytetarët dhe që të ketë ardhmëri. Ata reaguan me kritika dhe unë këtë e quaj mungesë e boshtit të qartë moral dhe fytyrë të pastër. Dhe është pikërisht lëkundje e varkës, nëse tashmë nuk lundrojnë me lopata në kuptimin e investimit së paku të mos pengojnë. Me siguri kjo ka qenë porosia ime. Fatkeqësisht mendoj se ne ende nuk jemi në atë derexhe që të mos jetë e rëndësishme se kush do të fitojë në zgjedhjet e 12 prillit. Nuk ka garë se kush do të lundrojë më shpejtë me lopata, kush do ta ruajë anijen më të qëndrueshme me më pak lëkundje, por është një kursin dhe ajo porosia e vetme jokoherente, habitësh të thotë do ta vendosim atdheun në shtegun e shpejtë, në autostradën drejt Evropës, por do t’i rrënojmë urat që janë ndërtuar, do ta prishim kompromisin që është arritur me Marrëveshjen e Prespës. Një raport i pandershëm ndaj temave të rëndësishme për popullin maqedonas një konfuzion rreth emrit dhe terminologjive. Fakti që në shumë vende ne ishin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, duhej të nënshkruajmë marrëveshje me gjuhën zyrtare të IRJM-së. Fakti që në vend të betejës atje ku edhe është vendi të jetë e drejta e vetëvendosjes ishte në periudhën antike dy mijë vite mbrapa nuk është e ndershme dhe prandaj mendoj se nuk kemi një garë normale politike për atë se kush është më i zellshëm, më kreativ, më i ndershëm, kush është më i vendosur për kursin. Dhe ai paralajmërim më jepni një shumicë prej dy të tretave dhe do të anuloj, çfarë do të arrihet me këtë. A ishte kushtëzuar anëtarësimi në NATO me zgjidhjen e këtij problemi apo jo. Pse prej vitit 2008 ose më tutje nuk kishim ftesë për anëtarësim, meqë jemi në prag të realizimit të njërit prej qëllimeve strategjike, çështjen që na bllokonte. E tani ai shprehet: unë sërish do ta çeli këtë çështje, që do të thotë se do të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO, se do të hetim dorë nga shansi historik për këtë hap kyç përpara drejt BE-së. Duhet doemos pak më sinqerisht.

Këtu përqendroheni në deklaratën e paradokohshme të Hristijan Mickoski se nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve me shumicë prej dy të tretave do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës. Këtu pyetjen e kam se si e vlerësoni këtë deklaratë si marketing parazgjedhor ose si mundësi reale?

Ky është një narrativ që ndoshta sipas vlerësimit të tyre te një pjesë e votuesve ka ndoshta jehonë pse disi rezonon dhe ndoshta tërheqë por jo çfarë pastaj. Po a nuk pamë ne se ky ishte një kompromis i vërtetë, ku të dyja palët i arritën parimet themelore bazike te ne këto ishin çështje të identitetit, te ata kjo është një temë e gjatë, por edhe atje kishte protesta, kaloi vështirë kjo çështje dhe tani nëse shkojmë sipas asaj që është arritur në këtë çështje paraprakisht…

A konsideroni se është aq lehtë të anulohet Marrëveshja e Prespës, një marrëveshje ndërkombëtare. Micotakisi ndonëse paralajmëronte nuk e anuloi pasi që erdhi në pushtet në Greqi?

Ajo në aspektin juridik është pjesë e sistemit tonë vendor juridik, ajo është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa në aspektin politik është një marrëveshje që nga të gjitha anët e botës demokratike është theksuar si sukses i jashtëzakonshëm diplomatik. Federika Mogerini në njëfarë mënyre mori kredi, ai është pjesërisht sukses i diplomacisë evropiane. Hajko Mas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë shprehet se sivjet lajmet e mira vijnë nga Ballkani. Nga të gjitha anët kështu ishte ngritur edhe politikisht edhe juridikisht, kjo është puna që nuk mund të bëhet, por mund të përdoret në periudhën parazgjedhore, me jo shumë sinqeritet në këtë periudhë. Nëse ka sinqeritet atëherë duhet të thuhet se cila është alternativa, çfarë do të bëhet, sa kohë nevojitet, sa është kjo e sigurt dhe mendoj se ne si popull jemi mjaft të pjekur, u përballëm me realitetin tonë, morëm përsipër përgjegjësinë për fatin tonë dhe mendoj se populli do ta ndjejë këtë diku brenda. Kështu që nuk jam shumë i sigurt se sa ndoshta te disa grupe por shumica e përgjithshme do ta ndjejë këtë. Ku e kishim ne frikën, shtimi i mbiemrit në emrin Maqedoni. Këtë e shikoj se edhe linguistët nuk e potencojnë shpesh. Përcaktimi gjeografik është mbiemri „e veriut“, emri është Maqedoni. Frika na ishte që të mos jemi ajo që jemi maqedonas, të cilët flasin në gjuhën maqedonase, kjo është esenca. Përndryshe të gjithë ne e dimë se nga rajoni historik Maqedonia, shteti ynë është në një pjesë. Këtu është gjithashtu një pjesë e esencës në këtë kontest dhe duhet të jemi të ndershëm kur flasim për këtë, kur e sqarojmë këtë.

Në kontekst të BE-së është e pashmangshme çështja për Bullgarinë. Dje Varheji përkujtoi se eurointegrimi i vendit varet nga implementimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Prespës dhe i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Formuam komision, filloi punën, janë çelur disa çështje të caktuara, mirëpo në palën tonë, me kërkesën tonë gjegjësisht kërkesë të historianëve të palës maqedonase të Komisionit, Komisioni në njëfarë mënyre tani është në formë të pushimit ndonëse mendoj se kanë takime joformale në mënyrë që periudha parazgjedhore të mos përdoren çështjet që u çelën atje në periudhën tonë parazgjedhore. Çështjen e gjuhës, e çelën bullgarët. A konsideroni se eventualisht mund të presim pengesa nga pala bullgare ndoshta jo për fillimin e bisedimeve, por më tutje në çeljen dhe mbylljen e kapitujve?

Këtë përgjigje në njëfarë mënyre e rregullon mekanizmi si të zgjidhen çështjet dhe dallimet, se do të zgjidhen në mënyrë miqësore, se ka komision për çështjet nga historia dhe këtu është dallimi mes njërit dhe tjetrit. Bullgaria është anëtare e BE-së, ne jemi vend kandidat dhe duam të fillojmë bisedime aderuese, mes tjerash me Marrëveshjen në njëfarë mënyre Bullgaria është e orientuar të na mbështesë në hapat tonë drejt BE-së. E tani nëse është qëllimi të jemi të afërt në fund të këtij procesi jashtëzakonisht delikat historik, jo vetëm çështjet që i trajton, por sipas peshës dhe nivelit delikat të këtyre çështjeve. Nëse është qëllimi në fund të jemi me të vërtetë të afërt dhe vërtetë miq duhet doemos nëpër këtë proces të ketë respektim të dinjitetit dhe të identitetit të fqinjit.  Çështja e gjuhës dhe e identiteti në të drejtën ndërkombëtare nuk janë objekt i njohjes së ndonjë shteti tjetër. Mirëpo, ajo që është objekt i njohjes është e drejta jonë që ne të tregojmë se kush jemi, se flasim në gjuhën maqedonase, etj..  Dhe tani praktikisht është e pamundshme që ky proces të zhvillohet drejt afrimit dhe shoqërimit nëse nuk e ka këtë respekt ndaj të tanishmes.

Të kalojmë në MPJ-në, funksionimin e saj. Ligji i ri i Punëve të Jashtme kaloi në seancën qeveritare, kishte edhe një debat publik për ligjin, 80 për qind e diplomatëve është parashikuar me ligjin të jenë të karrierës. Me emërimet e reja mendoj se kjo përqindje është tejkaluar edhe me ligjin aktual. Së pari deri ku është procedura me emërimin e valës së fundit të plotësimit të përfaqësive diplomatike konsullore?

Me siguri, më së shpejti do të dërgohen ata që shkojnë drejt qendrave multilaterale, për shembull Këshilli i Evropës, meqë atje është procedura më e thjeshtë. Për bilateralet jemi në fazë të pritjes së pajtueshmërisë, gjegjësisht agremanit nga shteti përkatës ku është dërguar, ku do të dërgohen ambasadorët përkatës. Do të jetë mirë që ky proces të rrjedhë në balancin mes parimit dhe artit të së mundshmes në politikë në kuptimin se kemi një balancim të mirë. Asnjëherë në historinë e diplomacinë e Maqedonisë nuk kemi pasur aq ambasadorë të karrierës, jo vetëm formalisht, për shembull nëse duam t’Ju dërgojmë ambasador e më pas t’Ju punësojmë në MPJ të kaloni këtu disa muaj dhe Ju dërgojmë jashtë si ambasador karrier nga MPJ-ja jeni. Të tillë kemi pasur shtatë në periudhën paraprake. Tani nuk kemi asnjë. Një pjesë e madhe e ambasadorëve të karrierës janë njerëz që 20 vite punojnë në Ministrinë, që bartin barrë, që dinë çfarë bëjnë, kështu që në këtë kuptim mendoj se mund të jemi të kënaqur. Për ligjin mund të flas shumë, është bërë këtu, kemi përdorur disa përvoja të huaja, kemi këshilla nga Ministria britanike, nga Forin Ofisi, MPJ-ja holandeze. Qëllimi është që të vihet më shumë rend dhe parashikueshmëri në karrierat, pak lidhje të duarve të ministrit, tani të mijat dhe të gjithë ministrave të ardhshëm, diskrecioni të mos jetë tepër i madh të kenë kritere kush mund të jetë drejtor, kush mund të jetë ndihmës drejtor, kush mund të jetë ambasador i karrierës, ka kushte. I veçonim diplomatët nga sistemi i nëpunësve publik meqë kemi probleme të mëdha në zbatimin e këtij legjislacioni për shkak se ne punojmë me vendet e huaja, njerëzit shkojnë në ambasadë, kthehen këtu, ata që janë këtu. Çdo i punësuar në MPJ duhet doemos të ketë certifikatë të sigurisë, meqë punojmë me informacione të besueshme, sistem të vlerësimit, dualitet të titujve dhe tituj diplomatik dhe tituj administrativ e bëjnë shumë vështirë.

A konsideroni se tani me ligjin e ri do të vendoset rend në raport me nëpunësit diplomatik?

Dhe qëllimi është kemi tituj diplomatik, paga përllogaritet në bazë të titujve diplomatik, ka një parashikueshmëri, pas nivelit të sigurt nuk ka automatizëm në avancimin. Vlerësimi që me të vërtetë theksohet nuk është vetëm në ministrin gjegjësisht në udhëheqjen politike, por është në një trup kolektiv ku ka diplomatë të lartë. Ky është në esencë qëllimi i ligjit. Si do të jetë dinamika, nuk di, ka edhe pak kohë me këtë përbërje. Ne nga BE-ja kemi mbështetje që të vendosim në ligjin edhe flamur evropian, meqë promovon merit. A nuk është njëri prej qëllimeve në reformat e administratës publike kjo, mirëpo politikisht nuk e di se sa është e shëndoshë, por kjo mënyrë e përshpejtuar të kalojë. Mendoj se është mirë të përballen të gjitha argumentet madje edhe nëse kanë humbur pak kohë.

A keni pritur të miratohet në përbërjen aktuale parlamentare dhe nëse keni mbështetjen e opozitës për këto zgjidhje ligjore?

Do të shohim, presim disa takime, indikacionet e para nuk janë veçanërisht pozitive, do të shohim. Kishim një reagim negativ nga sindikata e dytë më e vogël të sapokrijuar.

Intervistën e bëjmë në momentin kur vendin e drejton Qeveri teknike. Na presin zgjedhje. Më intereson mendimi juaj për konceptin Qeveri teknike, fillimisht ishte vendosur si model për të tejkaluar krizën në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, mirëpo u bë obligim ligjor. Sa duhet të zbatohet edhe më tutje koncepti Qeveri teknik, a e demokratizon kjo vendin, kontribuon në bashkëpunimin e pushtetit dhe opozitës në Qeveri që i përgatitë zgjedhjet ose në njëfarë mënyre bën institucione paralele derisa ajo funksionon në ato njëqind ditë?

Unë e quaj Qeveri e Përzhinos, sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Personalisht mendoj se atëherë kjo kishte kuptim, meqë sipas konstatimeve të KE-së, mirëpo edhe Departamentit të Shtetit dhe Fridom haus dhe shumë institucioneve tjera të renomuara. Një njeri dhe rrethi i ngushtë rreth tij vendosnin për shumë gjëra dhe ishte cenuar edhe procesi zgjedhor në kuptim të nëpunësve publik nga pesë njerëz me celularë, me adresa, funksionarë nga 15 njerëz, inspektorë shtetëror, kompani private, pas këtij lloji të presioneve. Ne dëgjuam për këtë, prej atje e dimë të gjithë atë që gjithë populli e dëgjoi përmes të a.q. bomba. Kjo me të vërtetë kishte kuptim meqë kontroll të tillë të fuqishme duke keqpërdorur pushtetin shtetëror pamundëson garë korrekte, zgjedhje korrekte. Kjo tani, ndoshta si e dyta me role të tjera pushteti i atëhershëm tani opozita dhe anasjelltas, etj.. Ja, nuk e di ndoshta ka kuptim, mirëpo në afat të gjatë nëse jemi vend ku funksionojnë institucionet, nëse kemi ambicie të tillë mendoj se kjo merr kohë nga puna. Ne i kemi gjashtë muaj lojërat me mandatin që mbaruan tragjikisht më 27 prill të vitit 2017. Më pas humbnim në ato periudha ku shumë pak gjëra mund të bëjë qeveria për shkak të zgjedhjeve, kështu ishte para zgjedhjeve lokale dhe para zgjedhjeve presidenciale dhe praktikisht mandatit të pastër ku mund të rrjedhin gjërat pa ato limite ligjore parazgjedhore është më pak se dy vite e gjysmë, ndoshta është afër dy vite, mandat i përgjysmuar. E tani, ne për dy vite i bëmë të gjitha këto gjëra që në pjesë strategjike janë veçanërisht të dukshme, hap i madh përpara. Mendoj se me siguri pas këtyre zgjedhjeve duhet të bëhet një konsensus politik, meqë do të jetë pikëlluese nëse mbetet ky nivel i mosbesimit të madh dhe betejës për gjithçka ose asgjë. Mendoj se këtë duhet doemos ta tejkalojmë. Kemi ambicie më të mëdha se kjo.

Çfarë pritni nga zgjedhjet e ardhshme, a kemi zhvilluar kulturë politike. A pritni të përballeni me një numër të madh të lajmeve të rrejshme, me njollosje të kundërshtarit në raport me udhëheqjen e fushatës?

Po. Mendoj se do të ketë një tollovi të tillë edhe me lajme të rrejshme edhe me sulme ndaj personalitetit, më shumë për kë, më pak për çfarë ose për si. Zakonisht sa më shumë që politika depërton në shoqërinë, do të thotë sa më shumë qytetarëve u varet kush u qëndron në Qeveri në kuptim të asaj nëse mund të aplikojnë për konkurs për punësim, të ushtrojnë një punë tjetër, të marrin pjesë në tender për para të qytetarëve, para publike, etj. Do të thotë sa më shumë ka depërtuar politika, aq më e vrazhdë është beteja mes faktorëve politikë. Edhe beteja jonë e ardhshme strategjike që të mos jetë është pikërisht ajo në shtëpi lidhur me klientelizmin dhe me korrupsionin. Kemi problem plotësues, kemi punë me një fuqi politike, e cila për dallim nga pjesët tjera të shoqërisë, nuk kaloi nëpër katarzën. Pra, nuk ka këtu distancë të qartë nga ajo që e dëgjuam, nuk ja distancë të qartë nga presidenti i tyre i tanishëm i nderit Gruevski, nuk ka dënim të qartë, sulm ndaj rendit kushtetues, kalim të qetë të pushtetit pas zgjedhjeve për atë që ka, që ka siguruar përmes koalicionimit ose të ndonjë mënyre tjetër ose shumicë të pavarur në Kuvend, kjo të tentohet të mbrohet me patriotizëm, pra nuk mund të jetë patriotizëm rendi kushtetues i atdheut tonë, nuk ka arsyetim për këtë.  Dhe tani nëse nuk ka distancë të qartë për atë dhe stil krejtësisht tjetër të udhëheqjes së politikës, jo se në anët tjera e kemi ideale situatën mendoj se kjo e bën punën dhe përgjegjësinë e tyre në grumbullin si investim.  Dhe prandaj mendoj se do të jetë e vrazhdë fatkeqësisht beteje dhe do të nevojitet shumë mençuri dhe durim te qytetarët, e nga ana tjetër bëhet fjalë për ta. Ndoshta disa do të jenë, ndoshta do të jetë qëllimi që njerëz të tillë të thonë se janë të ngopur nga politika. Mirëpo, politika deshëm ne apo jo, tërë jetën na varet nga politika. A do të na jetë në plan të madh si ajër të marrim frymë, a ka doktor dhe nëse është i mirë, si është mësuesja e fëmijë, si i kemi pagat, a jemi të siguruar në aspektin shëndetësor ose nuk jemi, si e kemi pensionin, a janë rrugët të pastra, e gjithë kjo është politikë. Ndërsa qytetarët flasin, te ne sovraniteti rezulton nga qytetarët sipas Kushtetutës. Kur votojnë dhe mendoj se duhet të tregojnë qytetarët përmes votimit për të gjitha këto gjëra.

Pavarësisht nga epilogu i zgjedhjeve nëse keni mundësi, a do të kishit pranuar edhe një mandat sërish në këtë post, cilat janë planet tuaja për në të ardhmen?

Për të ardhmen e afërt fokusi kryesor më është agjenda evropiane për shansin historik na duket, këtu mendoj se nuk duhet të japim shumë shpresë, duhet të realizojmë gjithçka dhe më shumë se kjo pa ngritur me këtë rast meqë nuk është e dobishme. Kishim përvojë të tillë dhe duhet të jemi të pjekur në këtë kuptim, mirëpo duhet doemos të bëjmë gjithçka që mundemi. Kemi disa javë, muaj, unë e ndjej këtë si mision të pambaruar në njëfarë mënyre do të angazhohem tërësisht në këtë. Do të angazhohem edhe në njërën ose mënyrë tjetër, nuk e di saktësisht si, në fushatë, garën politike të radhës, e çfarë më pas nuk kam menduar. Nëse kam mundësi të tillë me siguri do të jem diku ku do të mendoj se do të mund të bëj dallimin ku do të më jetë sfida, ndonjëra prej atyre betejave më të mëdha strategjike. Mendoj se rrugën e kam në punët e jashtme nëse e mbarojmë këtë depërtimin drejt BE-së, mendoj se nga brenda më është sfida më e madhe. Në periudhën e ardhshme.

Ana Cvetkovska

foto Ivana Batev

video Asllan Vishko, Emill Jordanovski

 

 

Back to top button
Close
Close