0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov: Për herë të parë jemi në takim të NATO-s si anëtare e plotë, nevojitet solidaritet i fuqishëm në krizën e koronës

Privilegj historik është të jem i pari që si vend anëtar do ta prezantojë vendin tonë në takimin e NATO-s. Për herë të parë për 70 vite në nivel ministrash të jashtëm, Këshilli Veriatlantik mblidhet përmes video- lidhjes. Në një kohë të tillë dhe logjikisht, temë qendrore e takimit ministror ka qenë pandemia KOVID-19, ka deklaruar në intervistën për Servisin nacional, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Privilegj historik është të jem i pari që si vend anëtar do ta prezantojë vendin tonë në takimin e NATO-s. Për herë të parë për 70 vite në nivel ministrash të jashtëm, Këshilli Veriatlantik mblidhet përmes video- lidhjes. Në një kohë të tillë dhe logjikisht, temë qendrore e takimit ministror ka qenë pandemia KOVID-19, ka deklaruar në intervistën për Servisin nacional, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Në Deklaratën finale me të cilën veçse e konfirmuam në pjesë të madhe, theksohet madje nevoja e solidaritetit të fuqishëm dhe unitetit që të përdoren mekanizmat e NATO-s lidhur edhe me furnizimet e përbashkëta publike dhe ndihmës reciproke dhe solidaritetit për personel mjekësor, pajisje mjekësore pasi i gjithë njerëzimi në një mënyrë përballet me këtë gjendje të jashtëzakonshme në kuptim të koronavirusit. Ka edhe një paragraf të mirë në fund të deklaratës finale ku të gjitha shtetet anëtare më urojnë mirëseardhje”, ka thënë Dimitrov.

Ai ka thënë se vetëm si anëtare i barabartë do të mundësohet që vendi maksimalisht të shfrytëzojë këtë solidaritet dhe mekanizmat që i ka Aleanca me qëllim siç tha “të mbrojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”.

Sipas tij, një nga përfitimet më të mëdha do të jetë marrja e informacioneve të azhurnuara nga anëtarët e NATO-s, ajo se cilat janë informatat ditore dhe skenarët e mundshëm.

“Mendoj se kjo do të në ndihmojë shumë kur ta adaptojmë strategjinë e vendit në një mënyrë bashkë me shëndetësinë dhe institucionet tjera, Qeverinë etj. Ashtuqë do të duhet ky mekanizëm, mekanizmat e BE-së, me miqtë tjerë të bëjmë gjithçka që mundemi të dalim në krye dhe të mbrojmë qytetarët”, ka thënë Dimitrov, duke theksuar se lajm i mirë është që Fondi solidar i BE-së do të jetë i hapur edhe për ne si shtet i cili veçmë ka vendim të fillojë negociatat qasëse.

“Do të duhet aftësi edhe më e madhe në plasimin e informacioneve, folëm edhe për atë se si në opinionin vendor, rajonin tonë, por edhe Evropë dhe mbarë botën, dukuria e lajmeve të rreme është sfidë e madhe. Dhe këtu ka një luftë të përshtypjeve. Të themi këto lajme të rreme ditën kur ne u bëmë edhe formalisht anëtare e NATO-s, të premten e kaluar në rrjetet sociale kishte dhe u përhap diçka rreth rrjetit 5G…, së pari kërkon aftësi më të madhe në plasimin e informacioneve kush jep ndihmë, si është ndihma, si bashkëpunojmë…”, ka thënë mes tjerash ministri Dimitrov. fab/

Back to top button
Close
Close