0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov optimist se Maqedonia e Veriut do të fillojë negociata me BE-në

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov para darkës në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka aluduar në përpjekjet tona për fillim të negociatave me BE-në

Bruksel, 16 shkurt 2020 (MIA)- Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov para darkës në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka aluduar në përpjekjet tona për fillim të negociatave me BE-në.

“Jemi sjell rrotull tre herë para së të zbresim. Prandaj mund ta krahasoj këtë me tentimet tona të fillojmë negociata. Kishim tre Këshilla Evropian në të cilët nuk mund të arrinim. Shpresoj se do të kemi sukses në tentimin e katërt. Unë patjetër të paraqes Maqedoninë e Veriut në vend të presidentit ose kryeministrit”, ka thënë Dimitrov.

Ai ka thënë se miratimi i sotëm i Ligjit për Prokurorinë publike është lajm i shkëlqyeshëm.

“Arritëm të miratojmë edhe ligjin e fundit që i shmang të gjitha dilemat lidhur me rastin tonë. Ai është ligji për Prokurori publike i miratuar me dy të tretat e shumicës. Kjo është një ditë e mirë për vendin, për shtetin juridik dhe qytetarët si dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Dimitrov. fab/

 

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close