0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov në Bruksel në takime me Varhei, Shinas dhe Roth

për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, që është vizita e parë në selinë e BE-së nga një përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë të Veriut që nga formimi i saj.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, që është vizita e parë në selinë e BE-së nga një përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë të Veriut që nga formimi i saj.

Siç kumtoi SÇE-ja, parashihen takime me nënkryetarin e Komisionit Evropian, përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Shinas dhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji, si dhe me përfaqësues të tjerë të drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Në margjina të Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE-së (GAK) që do të mbahet në Bruksel këtë javë, zëvendës kryeministri Dimitrov do të takohet gjithashtu me ministrin e Shtetit për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot.

“Vizita e punës së zëvendës kryeministrit Nikolla Dimitrov zhvillohet në moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, në dritën e përcaktimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Në takimet, Dimitrov do të hapë çështjet në lidhje me programin IPA 3, duke pasur parasysh përcaktimin e Kornizës financiare shumëvjeçar të BE-së 2021-2027, që është aktualisht në fuqi. Në këtë kontekst, ata do të flasin për përgatitjet për përmasat dhe publikimin e Programit ekonomik për zhvillim dhe investime për Ballkanin Perëndimor. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close