0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Dimitrov: Mizrahi ta respektojë Kushtetutën, në të kundërtën do të shkarkohet

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në konferencë për shtyp kërkoi nga ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi ta kthejë tabelën, ku qëndron emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëse nuk ndodh kjo, tha se do të kërkojë nga kryeministri Oliver Spasovski që Kuvendit t'i propozojë shkarkimin e saj. Për shkeljen e Marrëveshjes nga Prespa, MPJ-ja ka marrë notë verbale nga Greqia.

Shkup, 9 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në konferencë për shtyp kërkoi nga ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi ta kthejë tabelën, ku qëndron emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëse nuk ndodh kjo, tha se do të kërkojë nga kryeministri Oliver Spasovski që Kuvendit t’i propozojë shkarkimin e saj. Për shkeljen e Marrëveshjes nga Prespa, MPJ-ja ka marrë notë verbale nga Greqia.

Dimitrov tha se Mizrahi e ka shkelur Kushtetutën dhe shtoi se ajo duhet ta respektojë betimin e dhënë, e që ka të bëjë me respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministrja Mizrahi nuk e ka respektuar Kushtetutën dhe e rikujtoj atë se obligimi i saj në këtë Qeveri teknike është që të kujdeset për keqpërdorimet e mundshme në këtë ministri para organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Në vend të kësaj, ajo me këtë veprim jo vetëm që shkeli Kushtetutë, por shkeli edhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, i problematizoi marrëdhëniet me Greqinë, krijoi probleme në realizimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në NATO dhe BE”, tha Dimitrov.

Sipas tij, ka elemente që mund të parashtrojnë përgjegjësi penale sipas nenin 353 dhe nenit 390 të Kodit Penale, por kjo është punë e institucioneve tjera shtetërore.

Në notën nga Greqia për shkak të shkeljes së Marrëveshjes nga Prespa, siç tha ministri i Punëve të Jashtme, thuhet se është vërejtur shkelje e ashpër e Marrëveshjes së Prespës me ndërrimin e tabelës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga ana e ministres teknike, Rashela Mizrahi. bsh/

 

Back to top button
Close
Close