0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov: Memorandumi bullgar nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes së përbashkët evropiane

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vlerëson se Memorandumi i Bullgarisë në disa pjesë është shumë fyes dhe përfundimisht nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vlerëson se Memorandumi i Bullgarisë në disa pjesë është shumë fyes dhe përfundimisht nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

“Nuk mund të them se duke e lexuar dhe rilexuar nuk kam asnjë problem me tekstin. Kam probleme të mëdha, në disa pjesë është shumë fyes. Dhe përfundimisht nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, miqësisë, të ardhmes së përbashkët evropiane. Mes tjerash, Bullgaria nga Neni 2 i Marrëveshjes së miqësisë ka për detyrim edhe të ndihmojë në procesin e integrimit evropian. Ne kemi filluar një proces shumë të ndërlikuar, por shumë fisnik të rritjes së përbashkët dhe këto tone dhe pohime të caktuara nuk ndihmojnë, krijojnë pengesa. Ideja e marrëveshjes ka qenë të krijohen mekanizma se si të zgjidhen çështjet e hapura pa u mos u bërë ato pengesë në rrugën evropiane”, tha Dimitrov sonte në intervistën për “360 gradë”, i pyetur nëse është i befasuar nga toni i dokumentit.

Sipas njohurive të tij, ky dokument deri tani nuk prodhon pasoja në procedurën e cila është rrjedhë në BE, pra konsultimeve të shteteve anëtare sipas tekstit të propozim kornizës- negociuese të përgatitur fillimisht nga Komisioni Evropian (KE).

“Për momentin gjërat shkojnë në drejtim të pozicionit parimor të KE-së, e cila doli në publikun vendor dhe lidhur me gjuhën maqedonase si dhe atë se si çështjet bilaterale vendosen në strukturën e kornizës së ardhshme negociuese”, tha Dimitrov.

Ai thotë se duhet të ketë iniciativa, deri në dhjetor nuk ka shumë kohë, duhet të takohemi, të bisedojmë, të ketë përpjekje përmes Komisionit në kuadër të asaj që është e denjë për t’u diskutuar.

I pyetur se sa është i bindur në të vërtetë se deri në dhjetor do të ndodhë Konferenca e parë ndërqeveritare, tha se “kjo çështje nuk duhet të nënvlerësohet”.

“Nuk ka shumë kohë, nuk është se nuk ka fare. E jona është të mund të gjejmë mënyrë që Bullgaria të jetë ajo që do të ngrejë dorën për Konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Dimitrov.

Lidhur me atë nëse do të pranonte që gjuha të emërtohej si gjuhë maqedonase me fusnotë në përputhje me Kushtetutën e RMV-së, theksoi se meritojmë që fqinjët tanë të mos na vendosin në situatë të kemi ndonjë fusnotë.

“Marrëveshja dypalëshe me Bullgarinë është plotësisht reciproke. Cili është formulimi për gjuhën maqedonase, ashtu është edhe formulimi për gjuhën bullgare. Edhe atje thuhet gjuha maqedonase konform Kushtetutës, atëherë në atë kohë të Republikës së Maqedonisë, ka qenë kjo marrëveshje e para, gjuha bullgare konform Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë… Ne meritojmë që fqinjët tanë të mos na vendosin në situatë të kemi ndonjë fusnotë dhe në atë rast gjuha maqedonase e cila natyrisht është në pajtueshmëri me Kushtetutën, por është edhe në përputhje me kodifikimin e bërë të punës tonë”, thekson Dimitrov.

Lidhur me atë nëse është planifikuar vizitë në Sofje e delegacionit qeveritar, tha se ka komunikim, diskutohet rreth saj, por ende nuk ka ndonjë datë konkrete. Por shton se është e rëndësishme të ulemi dhe të flasim nëse duam të shkojmë atje ku duhet të shkojmë. Do të jetë e dobishme.

Sipas Dimitrovit, madje politikanët mund të ndihmojnë historianët me atë që do të krijojnë klimë ku do të kenë hapësirë të punojnë pas asnjë presion apo tension.

Në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, siç tha Dimitrov, ka pasur ngecje, një pjesë e saj si rezultat i zgjedhjeve greke që rezultuan me ndryshimin e përbërjes së dy komisioneve, dhe një pjesë për shkak të pandemisë KOVID-19, por paralajmëroi se të dy komisionet shumë shpejtë do të fillojnë të punojnë. fab/

Back to top button
Close
Close