0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov: Me vendimin për fillimin e negociatave me BE-në, Maqedonia e Veriut realizoi edhe një qëllim strategjik

Pas shumë parametrave, me vendim historik të BE-së nga muaji mars të këtij viti për fillimin e negociatave për anëtarësim, Maqedonia e Veriut realizoi edhe një strategjik të sajë dhe me gatishmëri dhe ambicie e pret hapjen konkrete të negociatave aderuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e video-konferencës ministrore në kuadër të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL).

Shkup, 25 qershor 2020 (MIA) – Pas shumë parametrave, me vendim historik të BE-së nga muaji mars të këtij viti për fillimin e negociatave për anëtarësim, Maqedonia e Veriut realizoi edhe një strategjik të sajë dhe me gatishmëri dhe ambicie e pret hapjen konkrete të negociatave aderuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e video-konferencës ministrore në kuadër të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL).

“PBEJL është ankoruar në aspiratat eurointegruese të të gjitha vendeve partnere e cila si një prej iniciativave më të vjetra rajonale deri më tani ka dhënë kontribut të madh për sigurimin e paqes, stabiliteit dhe prosperitetit ekonomik në Evropën Juglindore”, theksoi Dimitrov.

Në konferencën në nivel të ministrave të punëve të jashtme, e cila ishte ngjarja e fundit nga kryesimi në Prishtinë me PBEJL, fokus i diskutimeve është orientuar ndaj gjetjes së mënyrës për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në kohën kur Evropa dhe bota përballen me pasojat nga pandemia e Kovid-19, si dhe ndaj prioriteteve të krijimit të lidhjes më të madhe të rajonit, rinisë dhe rëndësisë së saj në shoqëri dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Në takim u konfirmua përkushtimi i vendeve të PBEJL-së ndaj avancimit të bashkëpunimit rajonal përmes përforcimit të politikës dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe ndaj demokracisë, qeverisjes së të drejtës, ekonomisë së lirë të tregut dhe respektimin e të drejtave fundamentale të njeriut si vlera bazë evropiane”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në konferencë, përveç shefave të diplomacive të vendeve anëtare të PBEJL-së, morën pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu. fb/

Back to top button
Close
Close