0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikëVideo deklaratë

Dimitrov: Marsi është test për ambiciet gjeopolitike të Komisionit të ri dhe të vetë BE-së për ndikim kredibil global

Angazhime për një Evropë të fuqishme, stabile dhe të bashkuar në paqe përmes integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shprehën sot në Selanik ministrat e punëve të jashtme nga rajoni dhe nga vendet-anëtare të BE-së të cilat kufizohen me rajonin, në konferencën e nivelit të lartë "Nga Selaniku deri në Zagreb" ku po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Angazhime për një Evropë të fuqishme, stabile dhe të bashkuar në paqe përmes integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shprehën sot në Selanik ministrat e punëve të jashtme nga rajoni dhe nga vendet-anëtare të BE-së të cilat kufizohen me rajonin, në konferencën e nivelit të lartë “Nga Selaniku deri në Zagreb” ku po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Që të mund të vazhdohet të flitet për perspektivë evropiane në rajon, është e domosdoshme arritja e konsensusit për dritë të gjelbër për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut pa shtyrje. Marsi do të jetë test edhe për ambiciet gjeopolitike të Komisionit të ri dhe të vetë BE-së për ndikim kredibil global. Sa na përket neve, nuk jemi të përkryer, por konsideroj se të gjithë do të dakordoheni se ndërtuam një dosje të fuqishme dhe reflektuam. Është koha e fundit që të njihet rëndësia e momentin nga ana e Këshillit të Evropës dhe të shfrytëzohet mundësia për sukses të përbashkët”, deklaroi ministri Dimitrov.

Siç kumtoi MPJ, në atë linjë ishin edhe disa nga konkludimet e konferencës nga e cila doli edhe deklarata e përbashkët, në të cilën shprehet pritje se në pajtim me rekomandimet e Komisionit evropian, BE-ja do të sjellë vendim për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para Samitit në Zagreb, në maj të këtij viti.

Në margjina të konferencës, ministri Dimitrov realizoi takim me Helga Shmid, sekretare e përgjithshme e Shërbimit për punë të jashtme të BE-së (EEAS), ku këmbyen mendime rreth atmosferës aktuale në suaza të institucioneve të BE-së dhe vendeve-anëtare, si dhe për sfidat e mundshme dhe gjasat për hapërimin e merituar përpara të Maqedonisë së veriut në rrugën euro-atlantike. Nga ana e SP të EEAS, Shmid tregoi mirënjohje për hapat e mëdhenj dhe përparimin që e bëri vendi, duke shfaqur shpresë se kjo rrugë do të ketë lajme të mira për fillim të negociatave.

Dimitrov pati biseda të shkurta edhe me pjesëmarrësit e konferencës, mes të cilëve me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili është nikoqir i forumit, me kolegun kroat Gërliq-Radman, atë malazez, Sërxhan Darmanoviq, slloven, Miro Cerar, si dhe me Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim pranë KE-së.

Konferenca e nivelit të lartë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor e quajtur “Nga Selaniku deri në Zagreb” është në suaza të nismës greke për të ardhme të përbashkët të vendeve ballkanike dhe Evropës.

 

 

Back to top button
Close
Close