0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Dimitrov: Liderët evropianë e konfirmuan vendimin për hapjen e negociatave

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk ka shënuar se liderët evropianë dje në mbrëmje e konfirmuan vendimin e ministrave për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk ka shënuar se liderët evropianë dje në mbrëmje e konfirmuan vendimin e ministrave për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

“Jemi të kënaqur për shkak të konfirmimit të vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, me çka është realizuar një prej prioriteteve të kryesimit kroat. Kjo tregon se BE-ja mbetet e orientuar ndaj prioriteteve të veta edhe në rrethana të vështira”, ka shënuar kryeministri kroat Plenkoviq në tuiter.

“Anëtarët e Këshillit të BE-së i miratuan konkludimet e Këshillit që të hapen negociata me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Kjo hap një faqe të re në rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe paraqet vendim historik, për ta, për BE-në dhe për kryesimin kroat, sepse një prej qëllimeve tona kryesore është arritur”, theksohet në profilin në Tuiter të kryesimit kroat me BE-në.

Shefat e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian dje e konfirmuan vendimin e sjell të martën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Liderët e BE-së, takimin e djeshëm e mbajtën përmes video konferencës për shkak të kërcnimit nga përhapja e koronavirusit, që ishte edhe tema kryesore e takimit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close