0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Dimitrov: Korrupsioni është kundërshtari ynë i përbashkët, duhet të punojmë së bashku

Ndonjëherë dimë t'i zNdonjëherë dimë t'i zgjidhim problemet tek fqinjët. Por kundërshtari i vërtetë nuk është atje. Kundërshtari i vërtetë është i përbashkët - korrupsioni - dhe në këtë pikëpamje nevojitet të punojmë së bashku.gjidhim problemet tek fqinjët. Por kundërshtari i vërtetë nuk është atje. Kundërshtari i vërtetë [është i përbashkët - korrupsioni - dhe në këtë pikëpamje nevojitet të punojmë së bashku.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Ndonjëherë dimë t’i zgjidhim problemet tek fqinjët. Por kundërshtari i vërtetë nuk është atje. Kundërshtari i vërtetë është i përbashkët – korrupsioni – dhe në këtë pikëpamje nevojitet të punojmë së bashku.

Këtë e theksoi sot shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Konferencën onllajn të OSBE-së në nivel të lartë kushtuar “Sundimit të mirë dhe luftës kundër korrupsionit në erën digjitale”, që mbahet sot dhe nesër në organizim të kryesimit shqiptar me Këshillin e përhershëm të Organizatës.

Siç kumtoi MPJ, në prani të ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të vendeve anëtare të OSBE-së, Dimitrov e riafirmoi përcaktimin e Qeverisë për luftë kundër korrupsionit, si kyçe për kthimin e besimit të opinionit në shtetin juridik dhe demokracinë.

Ai me atë rast, duke i cekur arritjet në periudhën e kaluar, theks të posaçëm la tek vendosja e portalit “Financa të hapura” i cili mundëson qasje në mbi 17 miliardë transaksione financiare të shfrytëzuesve buxhetorë në nivel qendror dhe lokal, duke treguar shembull të shkëlqyeshëm se si teknologjia digjitale mund të kontribuojë drejt rritjes së transparencës, integritetit dhe sundimit të mirë.

Konferencën dyditore e cila, siç ceket, i kushtohet kësaj teme mjaft të rëndësishme për të gjitha vendet pjesëmarrëse në OSBE, e hapën kryesuesi aktual, kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger dhe ministrja shqiptare  Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Dimitrov foli në panelin e nivelit të alrtë, ku folën edhe drejtori i përgjithshëm i Zyres së OSBE-së për droga dhe krim (UNODC), Gada Fati Valu, shefi i diplomacisë britanike Dominik Rab, si dhe ministra të tjerë të punëve të jashtme dhe të drejtësisë. ab/

Back to top button
Close
Close