0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Dimitrov: KE mori qëndrim parimor për gjuhën, nuk pres problematikë për kodet MKD dhe MK

- Është me rëndësi që KE mori pozicion parimor sa i përket çështjes së gjuhës. Nga analizat e MPJ-së gjuha maqedonase në dokument të KE-së për herë të fundit është përmendur në vitin 2005, tha shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Është me rëndësi që KE mori pozicion parimor sa i përket çështjes së gjuhës. Nga analizat e MPJ-së gjuha maqedonase në dokument të KE-së për herë të fundit është përmendur në vitin 2005, tha shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Rreth kornizës është e rëndësishme që KE-ja mori pozicion parimor. Nga analiza të cilat i bëmë në MPJ, gjuha maqedonase në dokument të KE-së për herë të fundit është përmendur në vitin 2005 në bazë të aplikimit tonë dhe përgjigjes së pyetësorit. Kemi 15 vite të plota dhe për këtë është e rëndësishme që KE-ja në bazë të përfundimit të procesit në KB dhe finalizimit të letërnjoftimit të vendit doli pak pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës me udhëzim ndërinstitucional në kuptim të emrit dhe terminologjive ku gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase dhe është shumë e rëndësishme që në dialog tani mes vendeve anëtare pozicioni fillestar është parimor. Ne do të insistojmë që me Bullgarinë fqinje t’i udhëheqim gjërat ashtu që të jemi të suksesshëm edhe në kuptim të integrimeve evropiane, dhe në kuptim të çështjes që nuk mund të hapet në Evropë në vitin 2020. Gjuha maqedonase është puna jonë, ajo është reflektim i të drejtës sonë të vetëvendosjes dhe nuk mund të flasim për integrime evropiane nëse kjo është sfidë, ashtu siç nuk mund të flasim edhe për miqësi të vërtetë e cila përfaqëson respekt të ndërsjellë”, tha Dimitrovi në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të projektit Prespa forum.

Faza e dytë e procesit të negociatave pas prezantimit të kornizës propozim negociuese nga ana e BE-së, theksoi ai, vazhdon me debat mes vendeve anëtare që do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa në këtë kontekst është me rëndësi përfshirja e metodologjisë së re. Pritjet janë, siç tha Dimitrovi, edhe sipas asaj që ka thënë homologu i tij gjerman Hajko Mas me mbështetje të madhe të kryesimit gjerman, mbledhja e parë ndërqeveritare që mbahet gjatë kryesimit të Gjermanisë, ndërsa në këtë kontekst edhe të Procesit të Berlinit dhe Samitit i cili me bashkëkryesim të përbashkët me Sofjen duhet të mbahet në tetor ose nëntor.

Sa i përket kodit MKD dhe MK dhe paralajmërimeve për problematikë gjatë zbatimit të tyre nga ana e Greqisë, Dimitrovi tha se kjo është çështje e cila është pjesë e balancit të Marrëveshjes së Prespës.

“Balanci i të gjitha elementeve në Marrëveshjen e Prespës ishte arritur në proces të gjatë të negociatave dhe konstruktimit të marrëveshjes është e tillë që ndryshimi i një elementi nënkupton largim nga baraspesha e arritur vështirë. Sipas marrëveshjes përfundimtare të gjitha elementet janë të detyrueshme për të gjitha përdorimet përveç se për targat e automobilave. Ajo dispozitë nuk len hapësirë për interpretim tjetër”, tha Dimitrovi.

Shefi i Diplomacisë edhe me vlerësim se Marrëveshja e Prespës në masë të madhe veçanërisht për gjërat e mëdha zbatohet. Punët ku ka ngecje kërkojnë të ulet dhe të bisedohet. Marrëveshja e Prespës i mbyll të gjitha çështjet përveç se për markat tregtare, pronën intelektuale dhe brendet për të cilat len që ato të zgjidhen me zgjidhje për të cilën do të merren vesh bashkërisht.

Puna e komisioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë përfshirë edhe sa i përket vendkalimit Markova Noga është shtyrë për shkak të pandemisë, por pritet që të përshpejtohen punët sapo të normalizohen kushtet për punë. Sipas analizave të komisionit tonë, e gjithë puna për vendosjen në funksion të këtij vendkalimi mund të përfundojë për një vit e gjysmë ose dy. Vendkalimi “Markova Noga si dhe Qendra Forumi i Prespës do të nënkuptojë ringjallje të madhe të këtij rajoni”, tha Dimitrovi. fc/

Прес конференција на работната група за поддршка на преспанскиот регион

Posted by MИА.mk on Петок, 03 јули 2020

 

 

Back to top button
Close
Close