0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideoVideo deklaratë

Dimitrov – Hristodulides: Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale do të fillojë me lidhje afariste dhe ekonomike

Arsyeja kryesore për vizitën time është që të transmetoj mesazh të fuqishëm politik nga një vend anëtar i BE-së për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Vendi ka bërë me të vërtetë përpjekje serioze për avancimin e agjendës reformuese dhe realizimin e kritereve dhe tani radhën e ka BE-ja, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Nikos Hristodulides në konferencën për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Shkup, 4 mars 2020 (MIA) – Arsyeja kryesore për vizitën time është që të transmetoj mesazh të fuqishëm politik nga një vend anëtar i BE-së për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Vendi ka bërë me të vërtetë përpjekje serioze për avancimin e agjendës reformuese dhe realizimin e kritereve dhe tani radhën e ka BE-ja, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Nikos Hristodulides në konferencën për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Ministri qipriot shprehu kënaqësi që përpjekjet e vendit tonë janë qartë të njohura në raportin e Komisionit Evropian para dy ditësh, në të cilin thuhet se Maqedonia e Veriut ka dhënë rezultate të konsiderueshme në reformat për përafrimin ndaj BE-së, duke theksuar se kjo do të merret parasysh në samitin e ardhshëm evropian.

Hristodulides, i cili është shefi i parë i diplomacisë qipriote për vizitë në vendin tonë, theksoi se ambasadori i parë nga Republika e Qipros deri në fund të javës së ardhshme duhet t’i dorëzojë letrat kredenciale, ndërsa pret të njëjtën ta bëjë edhe vendi ynë.

“Biseduam për temat të cilat janë të lidhura me zhvillimin e lidhjeve tona bilaterale dhe mundësitë të cilat qëndrojnë para nesh për hapje. Ka interes të madh nga afaristët qipriotë për investim në vendin tonë dhe u dakorduam të organizojmë forum biznesi në Shkup dhe në Nikozi. Dakorduam nënshkrim të marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë”, deklaroi Hristodulides.

Vendi jua, theksoi Hristodulides është shumë i njohur në Qipro, ku njëri prej futbollistëve më të mirë, Ivan Triçkovski është nga Maqedonia e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nga ana e tij, tha se kjo është vizitë historike e ministrit të Punëve të Jashtme të Qipros në vendin tonë, që vijon pas vendosjes së marrëdhënieve të para diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Qipros para gjashtë muajve.

“Kemi pasur bisedë shumë të hapur dhe të frytshme, pjesën më të madh të orientuar ndaj rrugës evropiane të vendit tonë dhe përpjekjet për hapjen e negociatave, pas zgjidhjes së çështjeve të rënda dhe reformave të njohura në raportin më të ri”, deklaroi Dimitrov.

Faqet e zbrazëta nga bashkëpunimi i ndërsjellë, theksoi Dimitrov, do t’i mbushim me bashkëpunim pozitiv në të gjithë sektorët.

“Do të fillojmë me lidhje afariste dhe ekonomike. Së shpejti do ta arrijmë edhe marrëveshjen tonë bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë. Në gjysmën e dytë të vitit do të bisedojmë edhe për atë si t’i afrojmë bashkësitë e biznesit nga dy vendet”, deklaroi Dimitrov. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close