0_Maqedoni.PortalPolitikëVideoVideo deklaratë

Dimitrov: Grupi i Vishegradit e riafirmoi domosdoshmërinë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Mbështetja e integrimit evropian dhe bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në fokus së debatit të takimit të shefave të diplomacive të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) që u mbajt  sot në Pragë ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme  Nikolla Dimitrov. Në takim morën pjesë edhe komisari për fqinjësi  dhe zgjerim i BE-së, Oliver Varheji, ministrat e punëve të jashtme të Kroacisë, Sllovenisë dhe një përfaqësues nga Austria.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Mbështetja e integrimit evropian dhe bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në fokus së debatit të takimit të shefave të diplomacive të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) që u mbajt  sot në Pragë ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme  Nikolla Dimitrov. Në takim morën pjesë edhe komisari për fqinjësi  dhe zgjerim i BE-së, Oliver Varheji, ministrat e punëve të jashtme të Kroacisë, Sllovenisë dhe një përfaqësues nga Austria.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, ministrat e punëve të jashtme të pranishëm në takim edhe një herë e konfirmuan domosdoshmërinë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe dërguan porosi për marrjen e vendimit pozitiv në një kohë sa më të shkurtër.

Dimitrovi pas përfundimit të sesionit plenar, dha deklaratë për mediat në emër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në konferencën e përbashkët për shtyp  me nikoqirin Petriçek dhe eurokomisarin Varheji.

“Flas në emër të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjeografikisht të afërta dhe të rrethuara me vende-anëtare të BE-së.  Falënderim presidencës çeke të Grupit të Vishegradit për ruajtjen e politikës së zgjerimit,  domethënë lartë në agjendën e kompletimit dhe për këtë takim me një tajming me të vërtetë të shkëlqyer. Ky tubim është shenjë për  bashkim – pa Ballkanin Perëndimor nuk do të jetë e mundur një Evropë e plotë, prosperuese, stabile dhe e sigurt. Ekzistojnë dallime midis vendeve, por një gjë është e njëjtë – ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Bashkimi   është i dukshëm në këtë mision të rëndësishëm historik”, tha Dimitrovi.

Metodologjia e re e Komisionit Evropian, pritjet e Këshillit Evropian në mars dhe agjenda në Samitin në Zagreb gjithashtu u shqyrtuan.

Në margjinat e takimit është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim midis Fondit Monetar Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Fondit për Ballkanin Perëndimor, që paraqet një konfirmim për përpjekjen e vendeve të Grupit të Vishegradit për mbështetje të rajonit tonë.

Ministri Dimitrov realizoi edhe takim dypalësh me ministrin e Punëve të Kashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçakun në margjinat e takimit të sotëm. Mbështetja e qartë për korrigjimin e humbjes së datës në tetor u theksua edhe një herë nga ana e ministrit sllovak.

Grupi i Vishegradit është në mesin e mbështetësve të perspektivës së BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Republika e Çekisë kryeson me Grupin e Vishegradit nga 1 korriku i vitit 2019.

Back to top button
Close
Close