0_Maqedoni.PortalPolitikë

Dimitrov: BE patjetër ta njohë progresin e Maqedonisë së Veriut

Nëse dëshiron të jetë forcë pozitive, të nxit politikë të kompromisit, të stimulojë qeveri reformuese, BE patjetër të pranojë progresin e Maqedonisë së Veriut. Ka një formulë të suksesit: na duhet metodologji e mirë, qasje e sinqertë në implementimin e të njëjtës dhe vullnetit politik të dy palëve. Investimi është i madh, ka porositur ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në tryezën e rrumbullakët "Koordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Lëvizja e Ballkanit perëndimor përpara" në kuadër të konferencës së 56-të të Munihut.

Shkup, 15 shkurt 2020 (MIA) – Nëse dëshiron të jetë forcë pozitive, të nxit politikë të kompromisit, të stimulojë qeveri reformuese, BE patjetër të pranojë progresin e Maqedonisë së Veriut. Ka një formulë të suksesit: na duhet metodologji e mirë, qasje e sinqertë në implementimin e të njëjtës dhe vullnetit politik të dy palëve. Investimi është i madh, ka porositur ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në tryezën e rrumbullakët “Koordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Lëvizja e Ballkanit perëndimor përpara” në kuadër të konferencës së 56-të të Munihut.

Në margjinat e konferencës, ministri Dimitrov edhe sot ka realizuar më shumë takime bilaterale edhe atë me Zhan Aselborn, MPJ-në e Luksemburgut, Dejvid Haris, drejtor ekzekutiv i Komitetit amerikan- hebrej, Riçard Mur, drejtor i përgjithshëm për çështje politike në Zyrën britanike Forin.

Theksi kryesor i bisedimeve, siç ka njoftuar MPJ është vënë përsëri në çështjen aktuale të perspektivës së BE-së në vendin tonë në prag të momenteve kyçe për marrjen e vendimit pozitiv për fillim të negociatave inkuadruese.

Ministri Dimitrov ka marrë pjesë edhe në darkën e punës të organizuar nga kryetari i Forumit botëror ekonomik Borge Brenda dhe drejtorit ekzekutiv të Google Jigsaw, Xhered Koen ku mysafir nderi ka qenë sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo. fab/

Back to top button
Close
Close