0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalEkonomiIntervistëMakedonija.SlajderMIA Investigon

Dimitrijoski për MIA-n: Nuk ka rritje të kërkesave drejtuar AKE-së për zgjidhjen e ndonjë kontesti për cilësinë e shërbimit

Që nga fillimi i pandemisë, AKE-ja nuk ka regjistruar rritje të kërkesave nga parapaguesit për zgjidhje të ndonjë kontesti, që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve, shprehet në intervistën për MIA-n Sasho Dimitrijoski, drejtor i AKE-së. Operatorë vendas, kompani të interesuara të huaja dhe qytetarë deri më datën 20 të këtij muaji, kur skadoi afati, kanë dorëzuar mendime dhe vërejtje në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike në lidhje me lëshimin e planifikuar të lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për teknologjinë 5G.

Shkup, 25 prill 2020 (MIA) – Që nga fillimi i pandemisë, AKE-ja nuk ka regjistruar rritje të kërkesave nga parapaguesit për zgjidhje të ndonjë kontesti, që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve, shprehet në intervistën për MIA-n Sasho Dimitrijoski, drejtor i AKE-së. Operatorë vendas, kompani të interesuara të huaja dhe qytetarë deri më datën 20 të këtij muaji, kur skadoi afati, kanë dorëzuar mendime dhe vërejtje në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike në lidhje me lëshimin e planifikuar të lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për teknologjinë 5G.

– Të gjitha mendimet e mbërritura do të rishikohen nga shërbimet profesionale në AKE-së dhe do të zbatohen në mënyrë përkatëse në procedurën ligjore, e cila është e parashikuar në përputhje me Ligjin për Komunikime Elektronike (LKE) për dhënien e këtyre radiofrekuencave. Në përputhje me POKB-në, procedura e tenderimit pritet të fillojë deri në fund të vitit 2020. Mendimet e mbërritura do të sublimohen dhe së bashku me rregullativën ekzistuese në Maqedoni, e cila është në linjë të njëjtë me atë evropiane, do të përcaktohen kushtet që do të përmenden si kërkesa, të cilat operatorët që do të marrin leje do të duhet t’i përmbushin, sqaron Dimitrijoski.

Përkundër uljes së ndjeshme të çmimeve në të gjitha shërbimet për roaming në Ballkanin Perëndimor, çmimi për qasje në internet mbeti relativisht i lartë dhe për qytetarët ofertat alternative të operatorëve mbetën më tërheqëse, kur për një shumë të caktuar parapaguesi mund të aktivizojë një paketë të roamingut  për të dhëna.

– Pasqyra e këtillë do të ndryshojë plotësisht kur nga 1 korriku i vitit 2021, do të vendosen shërbime të rregulluara të roamingut sipas çmimit të shërbimeve që ofrohen në tregun vendor, shprehet Dimitrijoski duke theksuar se e ardhmja e iniciativës së mëtejshme për uljen e çmimeve të roamingut me Greqinë varet më shumë nga dëshira politike e fqinjit tonë, e më pak nga problemet teknike dhe sfidat për zbatimin e saj.

Më 20 Prill, skadoi afati deri kur për operatorët  mund të dorëzonin në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike mendime dhe vërejtje në lidhje me dhënien e licencave për shfrytëzimin e radiofrekuencave për teknologjinë 5G. A është reflektuar kriza aktuale në dinamikën e procesit, a ka vërejtje dhe mendime nga operatorët dhe cilët janë hapat e ardhshëm të AKE-së?

– Afati i fundit për dorëzimin e mendimeve për marrjen e lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për 5G fillimisht ishte parashikuar të përfundojë deri më datën 6.3.2020. Me kërkesë të dy operatorëve ekzistues të rrjetit nga Maqedonia, ky afat u prolongua deri më 20.04.2020. Deri në këtë datë, në AKE kanë mbërritur mendime nga disa palë të interesuara, edhe atë prej: operatorëve në Maqedoni, qytetarëve të Maqedonisë dhe prej kompanive të interesuara të huaja. Deri më tani, të gjitha hapat janë duke u zbatuar në përputhje me dinamikën e parashikuar me Planin Operativ Kombëtar të Brodbendit (POKB), i cili u miratua nga Qeveria e Maqedonisë më 2.4.2019. Të gjitha mendimet e mbërritura do të shqyrtohen nga shërbimet profesionale në AEK dhe do të zbatohen në mënyrë përkatëse në procedurën ligjore, e cila është parashikuar në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike (ZEC) për dhënien e këtyre radiofrekuencave. Sipas POKB, procedura e tenderit pritet të fillojë deri në fund të vitit 2020. Mendimet e mbërritura do të sublimohen dhe së bashku me rregulloren ekzistuese në Maqedoni, e cila është në linjë të njëjtë me atë evropiane, do të përcaktohen kushtet që do të përmenden si kërkesa, të cilat operatorët që do të marrin leje do të duhet t’i përmbushin.

Jorrallë në opinion ka dyshime dhe druajte për dëmshmërinë e kësaj teknologjia, ndërsa jemi dëshmitarë edhe të dëmtimit të pajisjes që vendoset në Londër për këtë teknologji pikërisht për shkak të druajtjeve për lidhmërinë e saj me virusin. Qëndrimi i AKE-së është se nuk ka ndikim të dëmshëm, por përkundër kësaj ka druajtje në opinion. Cilat janë argumentet dhe planet tuaja kundër druajtjeve dhe dyshimeve të këtilla?

– Në përputhje me LKE-në njëra nga kompetencat e AKE-së është të masë rrezatimin jojonizues nga të gjithë transmetuesit prej të cilëve ka emission të valëve elektromagnetike, e gjithsesi kjo do të thotë edhe nga stacionet bazike nga të gjitha teknolgjitë ekzistuese: 2G, 3G dhe 4G. Kjo do të thotë se edhe me vendosjen e 5G kjo do të mbetet obligim i AKE-së. Deri në këtë moment AKE zbatoi matje të rrezatimit jojonizues në disa lokalitete nga rrjeti testues 5G i Telekomit të Maqedonisë për të cilin është lëshuar leje e përkohshme deri më 31.10.2020 për gamën 3.6-3.7 Mhz. Matja është zbatuar në skenarin e energjisë së shprehur maksimale dhe rezultatet tregojnë se nga niveli maksimal i lejuar sipas komisionit ndërkombëtar për mbrojtje nga rrezatimi jojonizues rrezatimi kumulativ arrin 14,9 për qind. Në këtë përqindje rrezatimi nga 5G merr pjesë me vetëm 32 për qind për dallim nga rrezatimi që rrjedhë nga 4G, që merr pjesë me 49 për qind. Meqë matja është zbatuar në skenarin më të keq të mundshëm për 5G është për të pritur që ajo të jetë me përqindje edhe më të vogël në kushte reale. AKE-ja do të vazhdojë që edhe më tutje me matjet e vazhdueshme dhe nëse konstatohet tejkalim i normave, në përputhje me LKE-në gjithsesi se AKE-ja do të ndërmarrë veprime përkatëse.

Kriza shëndetësore-ekonomike ka ndryshuar mënyrën e punës dhe funksionimit të të gjithëve, e kjo ka kontribuar në rritjen e vëllimit të Internet-komunikacionit. A janë ndërmarrë aktivitete shtesë për të forcuar kapacitetin e rrjeteve dhe mbrojtjes, si u përballën, sipas Jush, operatorët me këtë gjendje dhe si reflektoi kriza edhe në punën tuaj?

– Masat për të kufizuar komunikimin fizik kanë kontribuar që një numër i madh i shfrytëzuesve të shërbimit të Internetit të jenë në shtëpi, e me këtë u rritën edhe kërkesa dhe shfrytëzimi i qasjes në internet. Pjesa më e madhe e atyre që sigurojnë shërbime që prodhojnë shërbime që kërkojnë qarkullim më të lartë (si YouTube dhe Netflix) tashmë kanë ulur vullnetarisht cilësinë e shërbimeve të tyre duke zvogëluar rezolucionin e shërbimeve mediatike në vendet e Bashkimit Evropian, por ende nuk e kanë bërë këtë në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe vendin tonë. Në komunikim me operatorët, morëm një njoftim se situata e sapokrijuar kontribuon në rritjen e konsiderueshme në shfrytëzimin e burimeve të rrjetit, si në rrjetin e komunikimit elektronik fiks, ashtu edhe në atë celular.

Për këtë arsye, Agjencia u bëri thirrje parapaguesve për shfrytëzim racional të Internetit në mënyrë që aplikacionet për punë dhe mësim nga shtëpia, siç janë video-konferencat, qasjet nga distanca, lidhjet virtuale, etj., të mund të kenë pjesën më të madhe të aplikacioneve të tjera të Internetit në shfrytëzimin e përbashkët  të burimeve të rrjetit të operatorëve. Përdorimi i setingjeve që zvogëlojnë konsumin e Internetit, siç është shikimi i përmbajtjeve audiovizuale në rezolucion standard (Standart Definition) në vend të rezolucionit të lartë (HD – High Definition), mund të zvogëlojnë për disa herë shfrytëzimin e burimeve të rrjetit nga ana e aplikacioneve të këtilla.

Agjencia i kupton në tërësi sfidat me të cilat përballen operatorët gjatë sigurimit të shërbimit qasje në internet dhe ata mund të përdorin masa për formësimin e internet-komunikacionit për shkak të tejkalimit të problemeve të këtilla. Operatorët mund të bllokojnë, të ulin shpejtësinë e qarkullimit, të ndryshojnë, degradojnë ose diskriminojnë ndonjë përmbajtje, aplikacion ose shërbim në raste të caktuara për shkak të mbrojtjes nga ngarkimi ose stërngarkimi i lidhshmërisë së rrjetit ose për shkak të zbutjes së pasojave nga ngarkimi ose stërngarkimi i lidhmërisë së rrjetit. Masat e këtilla për formësimin e internet-komunikacionit duhet të jenë përjashtim dhe duhet të jenë transparentë, jodiskriminues dhe proporcionale me qëllimin për shkak të cilit ekzistojnë.

Duke marrë parasysh rekomandimin e seancës së 19-të të Qeverisë, të mbajtur më 14 mars të këtij viti, duke filluar prej 17 marsit dhe përderisa janë në fuqi rekomandimet e Qeverisë, pjesën më të madhe të detyrave të tyre të punës të punësuarit në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike i kryejnë me punë nga shtëpia. Kjo ka të bëjë me të gjitha aktivitetet dhe punët për të cilat nuk është e domosdoshme prania fizike e të punësuarve në hapësirat e Agjencisë. Me këtë rast të punësuarit i përdorin të gjitha veglat teknike në dispozicion në mënyrë që të evitohet kontakt i drejtpërdrejt i të punësuarve, siç janë: lidhjet virtuale për qasje deri te të dhënat dhe sistemet, video-konferencat, komunikimi përmes internet-veglave dhe postës elektronike.

Të gjitha aktivitetet që janë të ndërlidhura me qasjen deri te sistemet për të cilat nuk ka mundësi të ketë qasja nga shtëpia, aktivitete që janë të ndërlidhura me mbikëqyrje profesionale në raport me punën e operatorëve dhe përmbushjen e obligimeve ligjore, daljen në terren dhe mënjanimin e pengesave në spektrin e radiodifuzionit dhe ngjashëm, të punësuarit veprojnë rregullisht në përputhje me mënyrën dhe metodën e vendosur të punës. Agjencia përmes kumtesës i inkurajoi të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët që në masë më të madhe t’i përdorin metodat alternative të komunikimit, siç janë: qasja deri te informacionet përmes kontakt-qendrës së Agjencisë të kapshëm në numrin 190, dorëzim të kërkesave dhe letërkëmbimeve përmes postës elektronike contact@aec.mk, si dhe komunikim me të punësuarit përmes postës elektronike ose përmes telefonit. Kontaktet e të punësuarve duke përfshirë postën elektronike, numrin e telefonit celular dhe fiks janë të kapshëm në ueb-faqen e Agjencisë www.aec.mk. Gjatë mënyrës së këtillë të punës alternative synojmë që në tërësi t’i respektojmë afatet dhe obligimet ligjore për cilësinë dhe qasjen e shërbimeve elektronike komunikuese, si dhe kompetencat ligjore që i ka Agjencia, e njëherësh të jemi në përputhje me rekomandimet e Qeverisë dhe të barazojmë në minimum rrezikun nga përhapja e virusit korona.

A ka numër të rritur të paraqitjeve dhe ankesave nga qytetarët deri te Ju si rregullator në raport me cilësinë e shërbimeve, siç është shpejtësia e internetit?

– Në periudhën e kaluar është vërejtur një rënie e pakonsiderueshme e numrit të kërkesave për zgjidhje të kontestit nga shfrytëzuesit përfundimtar, gjë që është e pritshme duke marrë parasysh rrethanat, që kanë të bëjnë me pandeminë. Agjencia nuk shënon rritje të kërkesave për zgjidhjen e kontestit nga ana e parapaguesve që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve. Është evidente se operatorët kishin një pjesë të burimeve të rrjetit të pashfrytëzuara, kështu që në kushte të pandemisë, kur qasja në internet i parapaguesve të tyre është mësa i domosdoshëm, ofruan pako falas për qasje në internet si plotësim të sasive për qasje në internet nga marrëveshjet ekzistuese. Hapat e këtillë të operatorëve ishin me vetiniciativë dhe të bëra në përputhje me vlerësimet e dispozicionit dhe shfrytëzimit të tyre në rrjetë dhe ato nuk kontribuuan drejt  degradimit të nivelit të cilësisë së shërbimit e as, nga ana tjetër, rritjes së kërkesave për zgjidhjen e ndonjë konteksti lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Sa është shtrirja me rrjetë në shtet me gjeneratën e ardhshme të rrjeteve aderuese dhe çfarë duhet ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen?

– Para do kohë Agjencia u është drejtuar të gjithë operatorëve që janë vërejtur në regjistrin e operatorëve të notifikuar se posedojnë rrjetin personal me kërkesë për dorëzimin e të dhënave për investimet ekzistuese dhe të planifikuara në infrastrukturën NGA. Operatorët e dorëzuan infrastrukturën ekzistuese, si dhe investimet e planifikuara në tri vitet e ardhshme për këto lloje të rrjetit: rrjetave që sigurojnë shpejtësi të qasjes prej 30 Mbps deri 100 Mbps dhe rrjete që sigurojnë shpejtësi të qasjes më të madhe se 100 Mbps.

Prezantim përgjithësisht i pranuar dhe prezantim ndërkombëtar të zonave sipas klasifikimit si vijon, edhe atë: zonë e bardhë është zona ku nuk ekziston rrjetë-NGA dhe nuk do të ndërtohet rrjet i këtillë në afat prej tre viteve. Zonë gri është zona ku tashmë ekziston rrjetë-NGA ose në tre vitet e ardhshme do të vendoset vetëm një rrjetë-NGA. Zonë e zezë është zona në të cilën ekzistojnë së paku dy rrjete-NGA të operatorëve të ndryshëm ose kjo do të arrihet në tre vitet e ardhshme.

Rezultatet nga përcaktimi në hartë i rrjeteve të shpejta NGA (30-100 Mbps) tregojnë se nga numri i përgjithshëm i amvisërive (570.784), 78 për qind kanë qasje deri te rrjetet e shpejta NGA (download 30-100 Mbps) ose 445.233 amvisëri. Në zonat e bardha janë 85.958 amvisëri, që paraqet 15,06 për qind të numrit të përgjithshëm të amvisërivee, në zona gri janë 61.931 amvisëri, ose 10,85 për qind, ndërsa në zona të zeza 422.895 amvisëri, gjegjësisht 74,09 për qind.

Rezultatet nga përcaktimi në hartë i rrjeteve ultra të shpejta NGA (download > 100 Mbps), nga ana tjetër, tregojnë se nga numri i përgjithshëm i amvisërive, 43,8 për qind kanë qasje deri te rrjetet ultra të shpejta NGA (download >100 Mbps), ose 249.979 amvisëri. Me këtë rast në zona të bardha janë 174.242 amvisëri, gjë që paraqet 30,53  për qind të numrit të përgjithshëm të amvisërive, në zona gri 123.684 amvisëri, që paraqet 21,67 për qind, ndërsa në zona të zezа 272.858 amvisëri, ose 47,80 për qind.

Duhet pasur parasysh se të dhënat e mësipërme janë të bazuara në bazë të parametrave statistike që janë marrë nga regjistrimi i fundit i popullatës i vitit 2002, si dhe në të dhëna që janë dërguar prej operatorëve, e për të cilat të dhëna Agjencia nuk ka mundësi që ta kontrollojë vlefshmërinë e tyre, ndaj për këtë arsye ekziston mundësia për gabim.

Ekzistojnë shumë masa që mund t’i ndërmarrim në mënyrë që të përmirësojmë pasqyrën e këtillë. Masa në nivel të ofertës dhe masa në nivel të kërkesës. Në anën e kërkesës duhet të ndërmerren masa, siç janë: rritja e nivelit dhe qasjes në shërbimet publike e-shëndetësi, e-arsim, e-qeveri; përmirësim të cilësisë së shërbimeve elektronike komunikuese, ngritje të vetëdijes për benefitet e internetit, arsimimin digjital të popullatës. Derisa në anën e ofertës duhet të vazhdohet me masat e zhvillimit të konkurrencës, hyrjes së operatorëve të ri, ndihmë shtetërore për zonat ku nuk ka interes komercial për investim të operatorëve dhe ngjashëm.

Me qëllim të zhvillimit më të madh të rrjeteve aderuese nga gjenerata e ardhshme, në periudhën e ardhshme Agjencia do t’i ndërmarrë hapat si vijon:

– Përcaktim në hartë i zonave të bardha, gri dhe të zeza në mënyrë që të ndiqet niveli i investimeve të operatorëve dhe zhvillimit të rrjeteve nga gjenerata e ardhshme që mbështetin shpejtësi aderuese në internet prej 30 Mbps, 100 Mbps dhe 1 Gbps.

– Promovim i investimeve të përbashkëta dhe koordinim të punëve ndërtimore, qasje simetrike deri te elementet specifike të rrjetit dhe mjeteve shoqëruese deri te operatorët me fuqi të konsiderueshme në treg, azhurnim dhe ndjekje të kushteve, duke përfshirë edhe çmimet për qasje në nivel të shitjes me shumicë të përcaktuara me oferta referente për qasje lokale të shitjes me shumicë të siguruar në lokalitet fiks dhe qasje qendrore të shitjes me shumicë të siguruar në lokalitet fiks për produkte për konsum të gjerë, azhurnimin e të dhënave dhe zhvillim të mëtejshëm të pikës unike për informacione, përcaktime në hartë të teknologjive dhe shërbimeve përmes të cilave ofrohet qasje në internet me shpejtësi të mëdha përmes rrjeteve aderuese nga gjenerata e ardhshme.

A keni analiza për efektet nga zbatimi i marrëveshjes për zvogëlimin e çmimeve në roaming, që mund të pritet në këtë drejtim në periudhën e ardhshme dhe nëse do të hyjë në fuqi Memorandumi me Greqinë për çmime më të ulëta në roaming që ishte nënshkruar vitin e kaluar?

Më 25.6. të vitit 2019 Agjencia e Komunikimeve Elektronike e mori Vendimin për përcaktimin e çmimeve maksimale të shërbimeve të roamingut në rrjete publike celulare të komunikimit. Me vendimin parashikohet zvogëlim i konsiderueshëm i çmimeve të shitjes me pakicë dhe shitjes me shumicë të shërbimeve të roamingut për përdoruesit e shërbimeve elektronike komunikues në roaming që udhëtojnë në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë. Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2019, e deri më 30 qershor të vitit 2021, kur çmimet e shërbimeve të roamingut do të zhduken, vendosen një periudhë kalimtare ose transitore në të cilën periudhë operatorët për shërbimet e roamingut do të mund të arkëtojnë vetëm një kompensim të caktuar shtesë të çmimeve kombëtare elektronike komunikuese të shitjes me pakicë.

Duke filluar prej 1 korrikut të vitit 2021 parashikohet braktisje e tarifimit plotësues për shërbimet e roamingut, gjegjësisht vendosen çmime të reja për shërbime të roamingut, të njëjta si çmimet e shërbimeve elektronike komunikuese në tregun vendor (eng. Roaming Like At Home). Kjo do të thotë se shfrytëzuesit e shërbimeve të roamingut duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021 nuk do të paguajnë çmime më të larta nga modelet vendore tarifore për përdorimin e shërbimeve të roamingut kur të udhëtojnë në pesë vendet tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për përdorimin e internetit, të folurit ose SMS-së. Thirrja hyrëse në roaming do të trajtohet njëjtë si edhe thirrja hyrëse në tregun vendor gjegjësisht pa kompensim plotësues për përdoruesin. Masat e këtilla kontribuuan në uljen e çmimeve për shërbimet e roamingut në mesatare prej 83 për qind deri 99 për qind që në vitin e parë të implementimit të tij krahasuar me çmimet paraprake të shërbimeve të roamingut në shitjen me pakicë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përdorimi i shërbimeve të roamingut nën benefite të këtilla do të jetë e rregulluar vetëm nën politika të caktuara për përdorim korrekt dhe qëndrueshmëri, që do të përcaktohen nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Këto politika për përdorim korrekt dhe qëndrueshmëri do të përcaktohen në mënyrë që të mënjanohen mundësitë për keqpërdorim, si dhe të ruhet qëndrueshmëria në punën financiare të operatorëve.

Raporti i parë i BEREK për roaming në Ballkanin Perëndimor për periudhën tetor të vitit 2018 – shtator të vitit 2019 ishte aprovuar për shpallje publike në takimin e parë plenar të BEREK-ut për vitin 2020 që u mbajt në Beograd. Nëse e analizoni këtë raport do të vëreni ndryshim shumë të vogël në përdorimin e shërbimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor. Kjo është kështu për dy arsye. Arsyeja e parë është ajo se në këtë periudhë të analizës është përfshirë vetëm një tremujor prej kur praktikisht u ulën çmimet për shërbimet e roamingut në Ballkanin Perëndimor, kështu që parapaguesit nuk ishin të njoftuar me masat. Ndërsa arsyeja e dytë është se përkundër uljes së konsiderueshme të çmimeve të të gjitha shërbimeve, çmimi për qasje në internet mbeti relativisht i lartë dhe për qytetarët më atraktiv mbetën ofertat alternative të operatorëve, kur për një shumë të caktuar parapaguesi mund të aktivizojë pako roamingu për të dhëna. Pasqyra e këtillë do të ndryshohet tërësisht kur prej 1 korrikut të vitit 2021 do të vendosen shërbime të rregulluara të roamingut me çmim të shërbimeve që ofrohen në tregun vendor.

Lidhur me Memorandumin e nënshkruar për uljen e çmimeve të shërbimeve të roamingut, që ishte nënshkruar më 19 shkurt të vitit 2019 në Shkup nga ana e ministrive relevante për zhvillimin e tregjeve të komunikimit elektronik nga të dyja vende, Agjencia që vitin e kaluar i informoi kolegët nga rregullatori për komunikime elektronike në Greqi se nga ana jonë mund të fillojmë me uljen fillestare të çmimeve të shërbimeve të roamingut që nga 1 korriku i vitit të kaluar. Lidhur me propozimin dhe dinamikën tonë për implementimin e memorandumit, kolegët nga rregullatori në Greqi na informuan se memorandumi ende nuk ka hyrë në fuqi dhe se ende nga ana e tyre nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat kombëtare që të mund të fillojë implementimi i të njëjtit dhe se do të na informojnë sa më shpejtë që mundet pasi të krijohen parakushtet e domosdoshme. Në përputhje me nenin 10 të Memorandumit, ai do të hyjë në fuqi pasi që të dyja palët përmes kanaleve diplomatike do të informojnë mes vete se kanë përfunduar të gjitha procedurat kombëtare që Memorandumi të mund të hyjë në fuqi.

Duke marrë parasysh se imponimi i obligimeve të operatorëve për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shitjes me shumicë për shërbime të roamingut në dy vendet duhet doemos të mbështeten në bazë reciproke dhe duhet të jenë të sinkronizuara me dinamikën e krijimit të kushteve të domosdoshme për implementimin e Memorandumit në Greqi. Ardhmëria e mëtejshme e kësaj iniciative varet më shumë nga dëshira politike e fqinjit tanë, e më pak nga problemet teknike dhe sfidat për implementimin e tij.

Lidija Vellkovska

 

Back to top button
Close
Close