0_Magazinë.PortalSkena

Dillan publikoi këngë për Kenedin e cila zgjat 17 minuta (video)

Kantautori amerikan dhe nobelist, Bob Dillan ka nxjerrë një këngë të re pas tetë vjetësh. Kompozicioni flet për vrasjen e presidentit të famshëm të SHBA-së, Xhon F. Kenedi.

Los Anxhelos, 27 mars 2020 (MIA) – Kantautori amerikan dhe nobelist, Bob Dillan ka nxjerrë një këngë të re pas tetë vjetësh. Kompozicioni flet për vrasjen e presidentit të famshëm të SHBA-së, Xhon F. Kenedi.

“Përshëndetje për të gjithë fansat dhe ndjekësit e mi. Faleminderit për përkrahjen dhe përkushtimin tuaj gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo është një këngë deri më tani e pabotuar, të cilën e kemi regjistruar disa kohë më parë dhe mendoj se do të jetë interesante për ju. Qëndroni të sigurt, të kujdesshëm dhe Zoti të jetë me ju”, publikoi Dillan në Tuiter.

Kënga titullohet “Murder most foul“ dhe zgjat 16 minuta e 57 sekonda, duke e bërë atë këngën më të gjatë në karrierën e pop-këngëtarit. „Highlandt e tij e vitit 1997, për krahasim, zgjati 16 minuta e 31 sekonda.

Bob Dillan (78) – artist, muzikant, shkrimtar dhe aktor, konsiderohet një ikonë e muzikës rok. Karriera e tij përfshin pothuajse pesë dekada, ndërsa revista “Rollingston” e ka renditur atë si artistin e dytë më të rëndësishëm në historinë e muzikës pas “Bitlls”. ls/fab

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close