0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Digjen dy automjete të EVN-së në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës gjatë natës kanë intervenuar në dy automjete të djegura pronësi e kompanisë të elektrodistribuimit EVN Maqedoni.

Tetovë, 14 gusht 2020 (MIA) – Zjarrfikësit e Tetovës gjatë natës kanë intervenuar në dy automjete të djegura pronësi e kompanisë të elektrodistribuimit EVN Maqedoni.

“Rreth mesnatës një numër i madh i qytetarëve janë paraqitur për të denoncuar se ka automjete të djegura. Intervenuam në automjetin e djegur në rrugën ‘Ivo Ribal Lola’ dhe në kompleksin banesor Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër dy zjarret janë lokalizuar dhe shuar”, deklaroi Uka Alita, komandat i Njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.

Inspektim në vendet e ngjarjes ka kryer policia e Tetovës. as/fb/

Back to top button
Close
Close