0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Dielli hyri në cikël të ri 25-vjeçar

Dielli gjatë nëntë muajve të fundit e përforcoi aktivitetin dhe proceset në sipërfaqes së vet, duke dalë nga periudha e aktivitetit minimal, kumtoi Instituti gjerman "Maks Plank" për studimin e Sistemit diellor. Kjo do të thotë se ylli ynë ka hyrë në cikël të ri 25-vjeçar, që do të veçohet me disa erupcione dhe njolla në sipërfaqen e vetë trupit kozmik.

Getingen, 17 shtator 2020 (MIA) – Dielli gjatë nëntë muajve të fundit e përforcoi aktivitetin dhe proceset në sipërfaqes së vet, duke dalë nga periudha e aktivitetit minimal, kumtoi Instituti gjerman “Maks Plank” për studimin e Sistemit diellor. Kjo do të thotë se ylli ynë ka hyrë në cikël të ri 25-vjeçar, që do të veçohet me disa erupcione dhe njolla në sipërfaqen e vetë trupit kozmik.

Dielli lëvizë në cikle 11-vjeçare të aktivitetit maksimal dhe minimal. Minimumin e vet diellor e pati dhjetori i vitit të kaluar, siç thonë shkencëtarët.

Logo-mps.pngSipas parashikimeve të Institutit, cikli i ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë “po aq i qetë” si edhe i fundit i tillë, ndërsa periudha më aktive pritet nga nëntori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2026. Ajo që po ndodhë në sipërfaqen e Diellit ndikon edhe planeti ynë.

“Në fazat e aktivitetit të lartë, hedhja intensive e grimcave dhe rrezatimi nga Dielli mund të ndjehet edhe në Tokë. Në rastin më të keq, stuhitë diellore mund të shkaktojnë probleme teknike, e madje edhe prishje të satelitëve. Astronautët gjithashtu mund t’u ekspozohen rreziqeve”, tha shkencëtari Robert Kameron.

Cikli i ri diellor është i 25-ti pasi që shkencëtarët filluan t’i vëzhgojnë dhe përllogarisin. Gjatë 30 viteve të kaluara, Agjencia amerikane nacionale kozmike-ajrore NASA dhe Agjencia për ndjekje të oqeaneve dhe atmosferës – NOAA kanë grup të ekspertëve të angazhuar për parashikim të aktivitetit diellor në të ardhmen. ab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close