0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Dibra sot parashtroi kërkesë për një pulmolog dhe një infektolog

Shtabi operativ komunal i Dibrës, sot parashtroi kërkesë në Shtabin kryesor të kizës për përballje me pandeminë e Kovid-19, në qytet të dërgohen një pulmolog dhe një infektolog, konfirmoi për MIA-n kryetari i Komunës së Dibrës, i cili kryeson me Shtabin.

Dibër, 13 korrik 2020 (MIA) – Shtabi operativ komunal i Dibrës, sot parashtroi kërkesë në Shtabin kryesor të kizës për përballje me pandeminë e Kovid-19, në qytet të dërgohen një pulmolog dhe një infektolog, konfirmoi për MIA-n kryetari i Komunës së Dibrës, i cili kryeson me Shtabin.

Shton se vendimi i këtillë ishte sjellur në mbledhje të Shtabit pas analizës së gjendjes aktuale dhe numrit gjithnjë e më të madh të personave të cilët me simptoma të virusit të rrezikshëm p lajmërohen në Spitalin e përgjithshëm.

Spitali i përgjithshëm në Dibër disponon me një infektolog ndërsa në njësinë e punës të Entit për shëndet publik ka vetë  një epidemiolog. Në kohën kur Dibra ishte vatra e parë dhe ishte nën karantinë, në spital qëndronin mjekë specialistë nga kjo fushë, nga institucionet shëndetësore nga Shkupi dhe qytete të tjera të vendit. Kolegëve të tyre, në ndihmë të madhe u doli edhe infektologu – dibran, i punësuar në “Banjat e Dibrës-Capa”.

“U bëj thirrje qytetarëve që rreptësisht t’i respektojnë masat , mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike, evitimin e grupimeve. Të jemi të ndërgjegjshëm, siç ishim në fazën e parë kur me sukses e tejkaluam situatën”, bëri thirrje Duka.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, në Dibër në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri me koronavirus. Numri i përgjithshëm është 151 prej tyre aktivë me sëmundje janë 89, prej të cilëve nëntë janë të hospitalizuar në Klinikën infektive she spitalin “Tetë Shtatori” në Shkup. vt/ab/

Back to top button
Close
Close