0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Dibra kërkon të hapet një pikë për testim dhe aparate për ndjekjen e gjendjes së të prekurve

Akoma nuk ka një pikë testimi, ndërsa nevojiten edhe aparate të domosdoshme për ndjekjen e gjendjes së të infektuarve në Dibër - vatra e parë e Kovid-19 në vend.

Dibër, 27 mars 2020 (MIA) – Akoma nuk ka një pikë testimi, ndërsa nevojiten edhe aparate të domosdoshme për ndjekjen e gjendjes së të infektuarve në Dibër – vatra e parë e Kovid-19 në vend.

“Edhe pse Qeveria e paralajmëroi hapjen e 14 pikave për testim nga koronavirusi, në Dibër kjo nuk është bërë akoma. Krahas hapjes së pikës për testim nga Qeveria kërkojnë të dorëzohen aparate të cilat janë të domosdoshme për monitorimin e personave të infektuar me Kovid-19”, deklaroi kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili e udhëheq Shtabin operativ komunal, në seancën e sotme të rregullt.

Lidhur me kërkesën për një gjinekolog, një anesteziolog-reanimator dhe katër teknikë medicinal të trajnuar për mjekimin e personave me sëmundje infektuese, Duka tha se realizimi është duke vijuar.

“Gjendja e sigurisë në territorin e zonës tonë është e qetë, nuk është regjistruar mosrespektim i orës policore. Rekomandimet e Qeverisë me masa parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në përgjithësi respektohen. Akoma ka raste  të grupit të qytetarëve në qendër të qytetit të cilët nuk e respektojnë rekomandimin për distancë sociale”, tha Duka.

Kumtoi se sot nuk ka të diagnostifikuar me Kovid-19 në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës. Deri më tani gjithsej janë infektuar 43 persona, prej të cilëve dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një është shëruar. Trembëdhjetë janë në mjekim në Klinikën për sëmundje infektuese në Shkup dhe 28 në mjekim shtëpiak. Shtoi se dje janë bërë 20 testime në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës. Në izolim shtëpiak janë 210 persona.

Lidhur me 114 personat e hasur, shtetas të Maqedonisë dhe të huaj, të cilët dje pasdite janë kthyer nga pika në Urën e Boshkut (rrugës drejt Mavrovës) dhe në HE “Glloboçicë” (drejt Strugës) tha se janë kthyer pasi kanë pasur vetëm vërtetim nga epidemiologu se nuk janë të sëmurë ndërsa nuk u është bërë testim. Në koordinim me shërbimet kompetente, tha, pret që problemi të tejkalohet ata duhet të testohen.

Personat për të cilët bëhet fjalë sërish janë vendosur në kapacitetit e hotelit të Banjave të Dibrës – Capa, në objektin në Banjishtë, ku kanë qenë në 14 ditët e kaluara, pas shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendrën e Zhupës, ndërsa janë hasur në Dibër. shk/

Back to top button
Close
Close